Panorama Sport (Albania)

Alegri: Nuk ka asgjë të pamundur

“Kemi thuajse zero shanse, por derisa minutazhi të na lejojë do ta provojmë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

engje nga çerekfinal­ja e vajtjes, Masimilian­o Alegri ka shumë sepse sipas tij, rezultati 3-0 është gënjeshtar, duke parë atë që Juventusi i tij dha në fushën e lojës. Në disa raste edhe fati nuk ishte me ta, sy tentativat e Dibalës dhe Higuainit, por tashmë ajo humbje është protokollu­ar dhe asgjë nuk mund të ndryshojë. Duke njohur forcën e rivalit që ka përballë, livornezi 50-vjeçar e di që do të jetë gati e pamundur përmbysja, por ai kërkon që ta luajë hapur me Realin e Madridit dhe të shohë sesi do të përfundojn­ë 90 minutat e kthimit në "Santiago Bernabeu".

Alegri, si e mendoni ndeshjen e kthimit me Realin?

Detyra jonë është të harrojmë humbjen 3-0, një rezultat në Torino që nuk pasqyron aspak atë që ne dhamë në fushën e lojës. E dimë që shpresat për përmbysje janë pak, thuajse zero, por në futboll asgjë nuk është e pamundur, edhe pse përballë e dimë që kemi Realin. Prandaj, objektivi ynë është që ta interpreto­jmë këtë 90-minutësh si të ishte një finale dhe të bëjmë të pamundurën për të dalë me një rezultat pozitiv. Gjatë ndeshjes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.

Çfarë do të ndryshoni në krahasim me ndeshjen e parë?

Rigjejmë Pjaniçin dhe Benatian dhe ky është një lajm i mirë. Por, ndërkohë mungon Dibala, ndaj në sulm kam ende disa dyshime. Higuain do të luajë me siguri, pastaj më duhet të zgjedh dy titullarë të tjerë mes Manxukiçit, Kuadrados dhe Kostës.

Te Reali janë euforikë.

Mund të jetë një favor për Juven ky?

Reali nuk është nga ato skuadra që gabon të tilla gjëra, ndryshe mund ta kishte bërë që në Torino. Madrilenët kanë shumë përvojë, ndaj ata do të luajnë njësoj si në ndeshjen e vajtjes për të mos thënë edhe

me më tepër agresivite­t, duke qenë se luajnë përballë publikut të tyre. Unë i kërkoj lojtarëve të mi që të fitojmë, qoftë edhe për të rigjetur ato siguri që mund të na ketë grabitur humbjen 3-0 të pamerituar.

Sa e vështirë është të përgatisës­h një ndeshje kundër

Realit apo Barçës?

Po flasim për dy skuadra të mëdha, por të ndryshme. Sivjet është Reali që e qarkullon topin më shumë. Sivjet, Barcelona ka ndryshuar shumë nga ajo e Guardiolës, e zotëron topin më pak, por është më solide.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania