Panorama Sport (Albania)

Miranda: Në Champions me Interin, Botërori ka kohë

Për razilin do mendojë më pas: Si fillim, mbyll sezonin

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Mendoj se Kupa e Botës do luhet në momentin më të mirë për mua". E ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për "FIFA.com", mbrojtësi i Interit, Zhoao Miranda, i cili qershorin e ardhshëm do mbrojë fanellën e kombëtares braziliane në kompeticio­nin më të rëndësishë­m futbollist­ik të planetit, në tokën ruse. "Jam rritur shumë gjatë kësaj kohe, si në terma eksperienc­e, po ashtu edhe në nivel taktik, - ka shtuar ish- lojtari i Atletikos së Madridit. - Këtë herë ndiej se kam një përgatitje shumë më të mirë për Botërorin, krahasuar me dy të fundit".

OBJEKTIVI - Si "gardian" i mbrojtjes së tretë më të mirë të Serisë A, Miranda e di mirë se faza defensive është një çështje grupi: "Si mbrojtës dhe si person që e do shumë taktikën, jam i vetëdijshë­m që rëndësi më të madhe ka që sistemi të jetë i mirëorgani­zuar, me gjithë lojtarët që ndjekin të njëjtën filozofi. Të gjithë recitojnë pjesën e tyre". Duke u rikthyer te diskutimi i lidhur me "Rusi 2018", Miranda shpjegon se ka kohë për ta rikthyer mendjen te përfaqësue­sja; për momentin "veterani" është i përqendrua­r tek objektivat me zikaltrit: "Nuk arrij të përqendroh­em shumë te Kupa e Botës në këtë moment. Po mendoj vetëm të përgatitem më së miri, të bëj maksimumin dhe të kem një sezon të madh me Interin. Objektivi im kryesor aktualisht është të ndihmoj skuadrën për t'u rikthyer në Ligën e Kampioneve. Edhe te "Seleçao" e kemi diskutuar: e dimë që mënyra më e mirë për t'u përgatitur është të punojmë mirë me klubet tona. Të gjithë e kemi këtë mentalitet".

INTER, MBROJTJA "OK" - Miranda është një nga pikat e forcës tek Interi i Spaletit. Ajo që ka ndodhur këtë vit në shtëpinë zikaltër nuk ndodhte që nga 2005- a: skuadra e Spaletit nuk pëson gol prej pesë ndeshjesh radhazi, duke bërë më mirë edhe se heronjtë e tripletës. Zikaltrit nuk pësojnë gol prej 517 minutash dhe rekordi mund të ishte thelluar po të mos kishte qenë për rrjetën e Adem Ljajiç në minutën e 36të të Torino-Inter.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania