Panorama Sport (Albania)

Andrea Pirlo "Juventusi i fortë, Milani po luan bukur"

-

Njeriu i duhur në vendin e duhur. Andrea Pirlo është zgjedhur si njeriu simbol i finales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit që do të luhet më 9 maj në stadiumin "Olimpico".

S'BËN TIFO- Ish-mesfushori që ka bërë histori me të dyja skuadrat refuzon të zgjedhë njërën mes tyre kur pyetet se për kë do të bëjë tifo në këtë finale. "Unë do ta shoh i qetë dhe i balancuar këtë ndeshje, edhe për faktin se do të sjell kupën", ka thënë ish-mesfushori italian. Këtë trofe e ka fituar dy herë në karrierën e tij, një me kuqezinjtë dhe një me "Zonjën".

TITULLI- Gjatë intervistë­s së tij nuk mund të mungonin fjalët për sfidën e titullit kampion mes Juventusit dhe Napolit. "Mendoj se ndeshja direkte mes tyre është shumë më e rëndësishm­e për Napolin, sesa për Juven. Nuk mendoj se do të ketë spektakël. Napoli duhet të kërkojë patjetër fitoren për të ngushtuar diferencat, ndërsa Juventusi do të bëjë ndeshjen për të mos humbur. Shpresoj të jetë e bukur sepse do të luajnë dy ekipe të mëdha. Por, deri në momentin që Juventusi do të jetë kaq i fortë, për skuadrat e tjera është shumë e vështirë. Janë më të fortët dhe është e vështirë për ta mposhtur", theksoi 38-vjeçari. GATUZO- Ai ka folur gjithashtu për aventurën e Gatuzos si trajner, të cilin e njeh shumë mirë. "Nuk e prisja sepse nuk e kam parë të drejtonte një skuadër në nivele të tilla. Por e dija që ai do të bënte shumë mirë. Të gjithë mendonin se do të sillte vetëm grintë dhe temperamen­t, të cilat i kishte në fushën e lojës. Në fakt, tani Milani është një skuadër që luan mirë futboll dhe e bukur për t'u parë. Gatuzo sillej si trajner në fushë që kur ishte lojtar", tha Pirlo.

MILANI- Pirlo këshillon kuqezinjtë sesi të reduktojë diferencën me Juventusin. "Duhet të bëjë atë që po bën tani. Po rikthehet nga një moment i vështirë, por është duke gjetur dritën. Duhet t'i japë vazhdimësi këtij projekti dhe mendoj se kjo është rruga e duhur. E ardhmja? Mendoj se mund të kem një vend në federatë sepse kam pasur shumë biseda. Por nuk e përjashtoj mundësinë për t'u angazhuar në ndonjë klub", përfundoi ish-mesfushori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania