Panorama Sport (Albania)

Milan, pa mbrojtje me Napolin

Bonuçi do të mungojë për shkak kartonësh, por shpëton për ofendimin e arbitrit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Milani humbet tit ullarët për ndeshjen me Napolin. Bonuçi dihej sepse u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin që e lënë jashtë për sfidën e ardhshme. Por, për duelin kundër skuadrës së Hysajt nuk do të jetë i gatshëm as mbrojtësi tjetër i qendrës, Alesio Romanjoli. Ai u largua nga fusha e lojës pak minuta pas nisjes së ndeshjes me Sasuolon dhe pas analizave të bëra u konfirmua një tërheqje muskulore e bicepsit femoral në kofshën e majtë, e cila do ta lërë jashtë afro një muaj. Rikthimi i tij mund të jetë më 5 maj për ndeshjen kundër Veronës. Testet mjekësore për mbrojtësin konfirmuan shqetësimi­n që kishte stafi teknik i Milanit, por tani këta të fundit duhet të bëjnë kujdes për ta rikthyer lojtarin në formë optimale për finalen e Kupës së Italisë më 9 maj kundër Juventusit, por gjithçka do të varet nga fakti sesi do të reagojë muskuli i mbrojtësit. Mediat italiane bëjnë me dije se Romanjoli do të humbasë të paktën 4 ndeshje ( Napoli, Torino, Benevento, Bolonja). Gatuzo ka humbur një nga lojtarët më të mirë të repartit

difensiv, pasi bashkë me Bonuçin për shumë javë krijuan një mbrojtje të hekurt dhe të pakalueshm­e. Romanjoli ishte duke i bindur të gjithë dhe po luante ndeshjet më të mira që nga koha kur ka qenë pjesë e Milanit.

Shpëton Bonuçi- Për Napolin, trajneri është i detyruar të zgjedhë dyshen Zapata-Muzakio, por të paktën qetësohet nga fakti që Bonuçi nuk u skualifiku­a më shumë se një javë nga Komisioni i Disiplinës. Ai ofendoi arbitrin, pasi u ndëshkua me karton të verdhë. "Me zor po prisje për të më dhënë karton o bir k...", ishin fjalët që kapiteni i Milanit i tha arbitrit kryesor për ndeshjen me Sasuolon, të cilat në fakt duket se nuk kanë shërbyer si provë televizive për ta pezulluar më shumë sesa një javë. Ai do të mungojë vetëm kundër Napolit për shkak të numrit të kartonëve dhe do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën në sfidat e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania