Panorama Sport (Albania)

Magji Magji e Romës, gladiatorë­t gladiatorë­t italianë italianë eliminojnë eliminojnë Mesin

Liverpuli Liverpuli në në gjysmëfina­le, gjysmëfina­le, Salah Salah skuq Mançester Sitin Sitin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një Romë titanike, që thyen çdo parash ikim, përmbys humbjen 4-1 në "Kamp Nou" dhe siguron kualifikim­in për në gjysmëfina­len e Ligës së Kampionëve. Me golat e Xhekos, De Rosit dhe Manolasit italianët bëjnë histori në Champions. Në fillim askush nuk besonte që Roma do të shënonte 3 gola dhe nuk do të pësonte asnjë nga jashtëtokë­sorët që kishte përballë. Dukej një telash shumë i madh. Por në fakt gladiatorë­t ia dolën. Por me një Xheko stratosfer­ik, me një Manolas magjik dhe me Di Françeskon që transformo­i ëndrrën në realitet, gjithçka ishte e mundur. Roma është një nga katër ekipet më të mira të Europës dhe kjo nuk është pak.

AGRESI E- Di Françesko surprizon me skemën, ndërsa Valverde luan me të njëjtët lojtarë si në ndeshjen e parë. Dukshëm më superiore Roma në mesfushë që bën një nisje të çmendur të ndeshjes, duke shënuar golin e parë në minutën e gjashtë. Edin Xheko merr një top nga De Rosi dhe thyen Ter Shtegenin duke ndezur shpresat e një përmbysje të mundshme. Vazhdojnë të besojnë tifozët që shohin në fushë një skuadër të vendosur mirë dhe që krijon 3 raste të tjera për të dyfishuar rezultatin. Sërish me Xhekon, i cili me kokë vë në provë Ter Shtegenin dhe me Shikun. Goditja e këtij të fundit përfundon ngjitur me shtyllën. Dominimin e Romës e tregojnë statistika­t. Barcelona pësoi 10 goditje në portë në pjesën e parë, diçka që nuk u kishte ndodhur kurrë katalanasv­e në Ligën e Kampionëve. Por ata kanë luksin e rezultatit 4- 1 në ndeshjen e parë dhe u lejohej të mos e shtypnin "gazin" në maksimum. Roma kishte rivale jo vetëm Barcelonën, por edhe akrepat e orës që kalonin dhe shuanin shpresat për një çmenduri, por nuk e humbën kurrë besimin dhe provuan deri në fund...

MREKULLIA- Kush priste një Barcelonë ndryshe në pjesën e dytë ka gabuar. Thjesht duhet të admirojë Romën që tregon vendosmëri në fushë. Sepse vetëm 12 minuta nga rifillimi shënon golin e dytë. Xheko mbron në mënyrë mjeshtëror­e një top të ofruar nga Naingolan dhe Pike du-

het ta pengojë për ta ndalur. Penallti. Nga pika e bardhë paraqitet De Rosi që nuk gabon. Me 2-0 "Olimpiko" bëhet i frikshëm. Ëndrra është aty, duhet shumë pak për ta arritur. Provojnë Strotman dhe Naingolan, por pa fat. De Rosi

gjithashtu humbet një gol të sigurt me kokë. Tifozët shtyjnë lojtarët e tyre që t'iu dhurojnë një mbrëmje të madhe dhe pas pritjes spektakola­re të Ter Shtegenit ndaj El Sharauit, goli vjen nga Manolas. Festë e çmendur. Duhen

edhe pak minuta për të prekur magjinë dhe mendon sërish Manolas që largon dy topa në zonë. Dembele bën tentativën e fundit, por vetëm kaq. Festa është e Romës që përjeton një nga mbrëmjet më të bukura të historisë në Europë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania