Panorama Sport (Albania)

10 arsyet e dështimit të Barçës

-

1. Largimi i Nejmarit ishte një humbje e madhe për sulmin e skuadrës së Barcelonës. Ai nuk u zëvendësua ashtu siç duhet në merkaton e verës.

2. Merkato nuk ishte në nivelin e duhur në verë. U kërkuan lojtarë si Kutinjo, Inigo Martinez, Ander Herrera dhe Di Maria. Por, nuk u transferua asnjëri në Spanjë. Barça ishte e shokuar nga largimi i Nejmarit.

3. Strategjia e gabuar në merkaton e janarit dhe mundësia për të riparuar gabimet u shpërdorua. U ble një lojtar si Kutinjo që nuk mund të luante dot në Ligën e Kampioneve dhe një si Mina, që nuk ka luajtur ende në Europë.

4. Ernesto Valverde nuk diti t'i menaxhonte yjet e skuadrës së tij si Mesi, Suarez, Iniesta, Rakitiç, Buskets, Pike dhe Alba. Ata shpenzuan shumë energji dhe vinin të lodhur.

5. Leo Mesi është i vetmuar. Ai ka qenë vendimtar në këtë sezon dhe ka shënuar shumë gola, por problemi është që nuk po ndihmohej sa duhet nga të tjerët në Ligën e Kampioneve.

6. Afrimet e Barcelonës ishin pa peshë. Dembele rezultoi dështim, Paulinjo ishte i zhdukur deri në janar, Semedo zëvendësue­s etj... Kutinjo s'luante dot në Europë.

7. Stoli i Barcelonës është shumë i varfër në krahasim me Realin. Valverde ka në dispozicio­n lojtarë si Andre Gomesh, Alkaser, Denis Suarez, Vermalen dhe Mina. Asnjëri nuk mund të ndryshojë ndeshjet.

8. Barcelona nuk mësoi nga gabimet e bëra deri tani në Champions. Humbi me PSG-në vitin e kaluar dhe me Juventusin gjithashtu. Eksperienc­a duhet të shërbente.

9. Shumë lojtarë në skuadër kanë një ulje të rendimenti­t në kohët e fundit si Umtiti dhe Paulinjo. 10. Në këtë ekip nuk bëhet autokritik­ë. Edhe atëherë kur luajnë keq, si në rastin me Sevijën, të gjithë thanë se luajtën mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania