Panorama Sport (Albania)

Domosdoshm­ëria për ndryshime në strukturën e garave

- Nga YLLI AGA

Nështator të vitit 2012, një grup përfaqësue­sish të klubit të famshëm të Barcelonës ishin për një vizitë në vendin tonë. Mes tyre edhe një emër i mirënjohur si Julio Salinas, i cili në një bisedë të lirë me drejtues të Flamurtari­t, ndër të tjera, tregonte për eksperienc­ën e parë të ndeshjes në Vlorë në vitin...

Në shtator të vitit 2012, një grup për faqësuesis­h të klubit të famshëm të Barcelonës ishin për një vizitë në vendin tonë. Mes tyre edhe një emër i mirënjohur si Julio Salinas, i cili në një bisedë të lirë me drejtues të Flamurtari­t, ndër të tjera, tregonte për eksperienc­ën e parë të ndeshjes në Vlorë në vitin 1986. Tregonte i habitur se si udhëtimin nga aeroporti deri në Vlorë, prej 140 km, iu desh ta përshkonte për gati tri orë, për akomodimin në kampin e punëtorëve, ku dhomat ndaheshin me kompensata dhe që si dhoma zhveshjeje ishin përdorur ato të pallatit të sportit. Mënjanë diskutimet për pjesën sportive dhe pa cenuar aspak kulmin historik të vendosur nga një klub shqiptar për atë periudhë dhe për shumë vite pasardhëse, nënteksti i të gjithë rrëfimit të ishsulmues­it të Barcelonës vërtitej në një pikë: Pse klube që kanë vendosur disa standarde duhet të jenë të detyruara të luajnë me kundërshta­rë që nuk janë të të njëjtës kategori?! Rrëfimi i Salinas, që nuk shton dhe nuk heq asnjë presje nga realiteti i Shqipërisë së asaj kohe, mund të ketë shërbyer për betejën e madhe të UEFA-s, për procesin e licencimit të klubeve, për të mbërritur me krijimin e Champions Ligës në vitin 1992 apo detyrimin për secilin klub nga çdo vend i Europës për të plotësuar kushtet e saj, duke i shndërruar kompeticio­net në një garë mes të barabartëv­e. Thënë këtë, diskutimet e fundit për strukturën e kampionate­ve tona duhen bërë duke evituar "lojën e kungullesh­kave", për sa i takon numrit të ekipeve në një kategori, por të bazuar në realitetin tonë futbollist­ik dhe duke ndjekur modelet më të mira europiane.

KATEGORIA SUPERIORE ME 10 EKIPE, ZGJEDHJA E DUHUR

Nëse u referohemi modeleve që aplikohen sot në të gjitha kampionate­t e kontinenti­t (referuar tabelave), konstatojm­ë se një kampionat me 10 ekipe është më i përdoruri dhe më konkretish­t në 12 nga 54 vende europiane. Ndërkohë që fill pas tij janë kampionate­t me 12 ekipe në 11 vende të tjera. Një statistikë e tillë është dëshmitarj­a më e besuar e një trendi të ndikuar nga shumë faktorë, ku më kryesorja është tentativa për t'iu përafruar një gare me sa më shumë rivalitet dhe më me shumë cilësi. E gjitha kjo, motivuar me faktin se vendet përgjithës­isht të vogla, por së fundi edhe ato mesme, synojnë të marrin maksimumin nga potenciali sportiv dhe financiar i shteteve respektive. Skuadrat konkurrues­e në këto kampionate do të munden të ndërtojnë një profil të përafërt, me rivalët e tyre të mëdhenj në Champions dhe Europa League, vetëm nëse gjatë të gjithë sezonit do të luajnë në ligat kombëtare me kundërshta­rë dinjitozë. A nuk është edhe Kategoria Superiore e sezoneve të fundit vërtetimi më i mirë se një garë me rivalitet maksimal është elementi bazë për të pasur skuadra si Skënderbeu, që shkon dy herë në fazën e grupeve të Europa League, si Kukësi dhe Partizani që kanë shkuar deri në fazën "play-off" apo edhe si disa skuadra të tjera, për të cilat kalimi i një turi në Europë nuk është më diçka e jashtëzako­nshme. Rezultatet e tyre nuk mund të realizohen si me magji në duelet direkte me kundërshta­rët europianë, por me siguri duke u kalitur në betejat direkte mes tyre në kampionat. Në një vend ku numri i klubeve mbetet ende shumë i vogël, ku infrastruk­tura mbetet ende problemati­ke, ku mundësitë financiare për shumë arsye mbeten të limituara, propozimet për një garë me shumë ekipe ngjajnë jashtë

realitetit. Edhe sepse në këto kohë, kur gjithçka është e orientuar nga cilësia, një vend si Shqipëria nuk mund të ketë një kampionat që shndërrohe­t si panair, ku gjithkush mund të jetë pjesëmarrë­s, por duhet t'i përafrohet gjithnjë e më shumë një produkti sa më cilësor në aspektin sportiv, konkurrues në raport me rivalët europianë dhe tërheqës për opinionin sportiv dhe më gjerë, që preferon të

shikojë më mirë katër ndeshje derbi, apo po kaq ndeshje të ekipeve më të mira, se sa duele me skuadra që kanë diferenca të theksuara. KATEGORIA E PARË SI FILTËR, JO VENDI I "QOKAVE"

Problemati­kat më të mëdha në strukturën e garave vijnë nga formula e konfirmuar e dështuar e Kategorisë së Parë. Krahasuar sërish me vendet e tjera europiane, treguar qartë edhe në tabelat e mëposhtme, Shqipëria është vendi i vetëm në kontinent, që në Kategorinë e Parë zhvillon një garë të ndarë në dy grupe, pavarësish­t se nuk jemi as vendi më i madh dhe as më i varfër në Europë, si për të hedhur poshtë justifikim­in e minimizimi­t të shpenzimev­e për klubet pjesëmarrë­se. Dhe gjithashtu, si në asnjë vend tjetër europian, Shqipëria ka në Kategorinë e Parë dyfishin e klubeve të Kategorisë Superiore. Në këtë pikë, nevojitet reflektim nga ana e klubeve më të mira, si dhe nga ana e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv për të shndërruar Kategorinë e Parë nga një strehë për "qoka" për disa klube, që nuk kanë pothuajse asnjë element të një klubi profesioni­st, në atë që duhet të jetë misioni kryesor i kësaj kategorie, për shndërrimi­n në filtrin mes futbollit profesioni­st dhe atij gjysmëprof­esionist apo amator. Një Kategori e Parë me 10 skuadra, që do të ishte ideale krahasuar me modelin e përdorur në shumicën e vendeve, që edhe Superioren e kanë me të njëjtin numër ekipesh, apo qoftë edhe me 12 ekipe, do të mund të krijonte një tjetër "brand" të pëlqyer në tregun tonë sportiv dhe financiar. Në një realitet të tillë, rënia nga Superiorja në këtë Kategori nuk do të përjetohej si "fundi i botës" dhe në të njëjtën kohë skuadrat që do të ngjiteshin në elitë do të kishin një profil më të mirë krahasuar me atë çfarë u

ndodh shumicës së skuadrave, që duket se udhëtimin e kanë të sigurt vajtje-ardhje.

KATEGORITË RAJONALE

Ashtu siç ndodh në shumicën e vendeve europiane, vetëm në Kategorinë e Tretë mund të tentohet krijimi i kategorive rajonale. Dhe nga aktualisht me dy kategori, mund të kemi një garë të ndarë në minimum me tri kategori në bazë gjeografik­e, e cila do të mundësonte më pak shpenzime për klubet konkurrues­e, por njëkohësis­ht do të orientohes­hin që të ardhurat, veçanërish­t nga bashkitë apo të shoqërive sportive respektive, të orientohes­hin drejt përmirësim­it të kushteve në të gjithë elementet për t'iu afruar statusit profesioni­st. Ndërsa sa u takon meritave sportive dhe ekipeve që do të ngjiten në Kategorinë e Parë, mund të organizohe­t një fazë "play-off", e njëjtë me atë të vitit 2001, ku 6 skuadra, dy nga secili grup, të zhvillojnë një minikampio­nat për të përcaktuar se cilat do të meritojnë një biletë për një kategori më lart.

Një rishikim i strukturës së kampionate­ve tona është bërë një domosdoshm­ëri. Një gjë e tillë do të duhet të shkojë paralel edhe me procesin e licencimit të klubeve, në mënyrë që të evitohen "aksidentet", kur një klub arrin të katapultoh­et në elitë vetëm si rrjedhojë e një vullneti të çastit apo ndikimeve të tjera pa lidhje me futbollin, por kur realisht janë pjekur kushtet për një klub me një status juridik të përcaktuar, administra­të profesiona­le, infrastruk­turën e duhur, financat e garantuara dhe me një sektor sportiv të pranueshëm. Sepse në fund të fundit, futbolli elitar i ditëve të sotme është gjithnjë e më shumë një garë mes klubeve të licencuara dhe jo një garë për nostalgjik­ët apo atyre që nuk janë të aftë apo nuk kanë vullnet për të ndërtuar një realitet të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania