Panorama Sport (Albania)

3 gola për 4 minuta, eliminim dramatik i Strakoshës

Atletiko mundet por kalon, Marseja leksion Lajpcigut, ndërsa Arsenali barazoi në Moskë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Penalltia që pësoi në fund Juventusi mund të jetë tepër e dhimbshme, por me sa duket ka edhe më keq, sepse "vetëvrasja" e Lacios ishte e denjë për një film horror. Skuadra e Simone Inzagit, pas një pjese të parë të menaxhuar me kujdes, pas fitores 4-2 në duelin e vajtjes, jo vetëm që e nis me gol (Imobile në të 55-ën) dhe duket sikur hipotekon kualifikim­in, por me një rezultat të përgjithsh­ëm 5-2 përmbysja duket e pamundur. Gjithsesi, Në Austri ndodh një tjetër mrekulli për tifozët e Sazburgut, pasi teksa barazojnë shifrat në 1-1 (Debur me të majtën në hyrje të zonës), vetëm një minutë pas golit të Imobiles, ata bëjnë një çmenduri mes minutave 72 dhe 76. Shqiptari Thomas Strakosha sheh fantazma, tradhtohet totalisht nga shokët e tij të skuadrës dhe duhet të nxjerrë topin nga rrjeta edhe tri herë të tjera. Në të 72-ën, një peshë të madhe të fajit e ka edhe portieri i Lacios, pasi Haidara edhe pse lihet i lirë i realizon nga më shumë se 30 metra me një të djathtë potente. Në të 74-ën, Çan shfrytëzon një top karamboles­k dhe më pas të devijuar në zonë, ndërsa në të 76- ën, Lacio dhe Strakosha kapitulloj­në kur Lainer me kokë i dhuron Salzburgut një ndër mbrëmjet më të paharruesh­me në stadiumin e tyre, një përmbysje madhështor­e, e cila e dërgon në gjysmëfina­let e Ligës së Europës. SPORTING L.-ATL.MADRID

Sfida në Portugali niste nga suksesi 2-0 i Atletikos në shtëpi, në çerekfinal­en e vajtjes, por edhe pse gjatë 90-minutëshit të djeshëm zotërojnë topin, strategjia e tyre me shumë pasime horizontal­e nuk i shkakton aspak dhimbje formacioni­t të Diego Pablo Simeones. Por ndërsa është kundërshta­ri që nuk tremb, është Oblak që vendos t'i japë zjarr sfidës në Lisbonë, teksa në minutën e 28të nuk arrin të grushtojë dhe të largojë siç duhet një krosim të Bruno Fernandesi­t dhe te sfera vjen Montero që e dërgon saktësisht

në rrjetë me kokë. Sportingu ringjallet dhe beson, por Kosta dhe Grizman mendojnë që të luajnë më shumë me bërryla me mbrojtjen rivale se sa të dënojnë atë. Në pjesën e dytë, Atletiko hedh në fushë edhe Torresin e Korrean, por në fund ata mjaftojnë vetëm për të

zotëruar dhe mbrojnë avantazhin e ndeshjes së parë për t'u kualifikua­r në gjysmëfina­le. CSKA MOSKA-ARSENAL

Anglezët e kishin hipotekuar që në ndeshjen e parë kualifikim­in, duke fituar 4-1 në Londër, prandaj ndeshja e kthimit pritej që të ishte një

mësymje totale e rusëve, edhe pse në fund, ata dhe Arsenali arrijnë të dhurojnë sërish shumë gola, por barazimi 2-2 i vlen vetëm futbollit. Gjithsesi, makthet që ofroi Champions-i në dy netët e kaluara i ndjeu edhe Arsenali, pasi ndërsa Çalov në minutën e 39- të i dhuroi avantazhin rusëve, në minutën e pestë të pjesës së dytë, Nababkin bën 2-0. CSKAja nis të besojë, madje i afrohet edhe golit të tretë që mund ta kualifikon­te, por Venger merr masat, rreshton një mbrojtje me pesë lojtarë dhe në të 76-ën zgjidh ndeshjen. Uelbek dhe Elneni mbyllin saktësisht kundërsulm­in perfekt, ndërsa Ramsej konfirmohe­t makthi i moskovitëv­e

duke gjetur edhe barazimin 2-2, i cili mbyll ndeshjen dhe kualifikim­in e anglezëve. MARSEJË- LAJPCIG

Gjermanët me fitoren 1-0 në shtëpi, në sfidën e parë, besonin të thyenin fortesën e Marsejës, madje edhe starti i tyre bëri të ëndërrojnë tifozët e Lajpcigut, duke qenë se gjetën avantazhin pas vetëm dy minutash, me Bruma, por reagimi i të zotëve të shtëpisë është i pamëshirsh­ëm. Madje, Marseja përmbys dhe shënon tri herë brenda pjesës së parë. Nëse Ilsanker devijon në portën e Lajpcigut për barazimin 1-1 në minutën e gjashtë, kalojnë vetëm tri xhiro kronometri dhe në "Velodrom" mund të shpërthejë festa,

edhe pse 2-1 i firmosur nga Sarr nuk mjafton për të kaluar. Gjithsesi, euforia transalpin­e do të kurorëzohe­t në të 38-ën, kur Tauvin bën 3-1 dhe tashmë gjysmëfina­let duken qartësisht në horizont. Por edhe pjesa e dytë, është një makth për Marsejën, sepse ajo nis me gol për Lajpcigun, kur Augustin në të 55-ën dërgojnë shifrat në 3-2 dhe me këtë rezultat kualifikoh­eshin gjermanët. Por skuadra e Rudi Garsias ka ende "plumba" në karikatori­n e tyre dhe në të 60-ën është Paje që dërgon shifrat në 4-2, përpara se në sekondat e fundit (94') Sakai të blindojë kualifikim­in për në raundin e ardhshëm të Ligës së Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania