Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Idrizi jep “ultimatum”: Nuk fal më"

rupi më serioz, kur kam dyshime i drejtohem Prokuroris­ë

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi është treguar i "butë" ndaj lojtarëve. Në mbledhjen 25- minutëshe, që nisi dje në orën 16@05 dhe u mbyll në 16 @ 30, nuk pati masa, por... ultimatume. Ai pret reagimin e menjëhersh­ëm, megjithatë nuk ngurron që të vlerësojë grupin që ka në dispozicio­n. Në deklaratën e dhënë pas "samitit" për "Panorama Sport", ai tha se lojtarët morën përgjegjës­itë. "Ishte një mbledhje arsyetimi dhe kërkesë llogarie mes aktorëve të barabartë, jo në pozita punëdhënës-punëmarrës, por të njerëzve që ndiejnë dhe mbajnë një fanellë. Duam të dimë përgjegjës­itë e gjithsecil­it, ku shkojnë dhe ku nuk shkojnë dhe ata që marrin përsipër për të bërë ato që ne duhet të bëjmë. Realisht, prisja që lojtarët të më thërrisnin mua, por unë e pashë që ishin të gjithë më tepër se të agravuar në drejtim të ndjeshmëri­së. Këta janë djem që i kanë bërë gjërat më mirë nga çfarë duhet t'i bënin në drejtimin e fanellës. Folëm gjerë e gjatë dhe duhet që të dalim nga kjo gjendje, pastaj të tjerat janë gjëra që i mbeten kujtime së kaluarës. Unë tani dua përgjigje në fushë që nga ndeshja e së shtunës dhe në vazhdimësi. Jo unë, por kur them unë, flas në emër të stemës së Flamurtari­t. Lojtarët nuk më premtuan, por më thanë se e kemi obligim. Të gjithë janë të kënaqur, ndihen mirë me

Alorën, madje e thonë me zë të lartë që është ambienti më i mirë që kemi parë në Shqipëri, por tashmë që të fitohet falja e tifozët vlonjatë, duhen vetëm rezultatet në fushë. Nuk është problemi një humbje, por është pashpirtës­ia jonë në drejtim të garës që demonstrua­m dhe kjo është një ndjesia ime, në emër të klubit që i drejtoj gjithë qytetit, në rastin e ndeshjes së fundit", tha fillimisht Idrizi. ARGI ET Administra­tori paralajmër­oi se nuk ka "dënime", megjithatë ua ka bërë të qartë lojtarëve që mund të largohen

nëse duan. "Ua thashë lojtarëve që kush nuk do, le të largohet. Por lojtarët kanë një përgjigje të përbashkët @ 'Jemi shumë mirë, fanellën e vlerësojmë mbi të gjitha gjërat, thjesht prisni përgjigjen në fushë'. Na ka ndodhur një ngjarje e tillë me Skënderbeu­n para dy viteve, ditën e fundit të kampionati­t kur ekipi nuk reagoi dhe ju e dini që unë shkriva një ekip të gjithë. Pas çdo humbjeje, unë përgëzoj fituesin, por në rastin kur humbja ka pikëpyetje, ngre dhe unë pikëpyetje. Por ky ekip nuk ka pikëpyetje. Bshtë grupi më serioz që unë kam parë te Flamurtari. Nuk mora masa me largim, pasi një vendim të tillë e marr vetëm nëse ka probleme të 'gëzhojës së vjetër', si ish-lojtarët e Flamurtari­t që sfidojnë edhe ligjet e fizikës në futboll për shkak të historive të tyre. Unë kam çuar ekipin tim në Prokurori. Unë e filloj nga vetja ime. E çuam në Prokurori, pavarësish­t se nuk u mor asnjë masë, por nuk është problemi im. Kemi lojtarë që deponojnë që 'po, është një ndeshje që është bërë dhe ribërë në skedinat e basteve dhe Prokuroria nuk vepron'. Ky nuk është faji ynë. Por te ky ekip këto gjëra nuk ekzistojë", u shpreh Idrizi. RINO I ET

Numri një i klubit ka një dilemë sa i takon rinovimeve dhe kjo e krijuar nga situata më e fundit që përfshiu ekipin. "Nuk kam lëkundje për sa u përket rinovimeve që kisha në plan të bëja, por kam një dilemë të vogël, sepse ne

duhet të kishim mbyllur kontratat deri tani me pjesën më të madhe të grupit. Bshtë një grup që e vlerësoj, jemi të vonuar", tha Idrizi. A RI ET Administra­tori shpreh mendime jo fort pozitive për dy lojtarë të ardhur në janar, por përjashton Muaremin. "Nuk është pritshmëri­a që ne kishim për lojtarët e janarit, por nuk mund të them që Muarem ishte i dështuar. Bshtë ndeshja e dytë që luan me Flamurtari­n. Ka ardhur pas një dëmtimi, pas dy-tre muajve që nuk është aktivizuar. Një lojtar me karakteris­tika të tilla nuk mendoj se duhet të themi është dështim. Për dy nga këta djemtë e tjerë mund të kem disa dyshime. Te njëri mund të kem disa mendime jo fort pozitive, por kjo është histori tjetër dhe i mbetet kohës. Bshtë herët të flasim për merkaton", përfundoi Idrizi.

 ??  ?? Sinan Idrizi pas mbledhjes, duke biseduar me disa nga lojtarët
Sinan Idrizi pas mbledhjes, duke biseduar me disa nga lojtarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania