Panorama Sport (Albania)

S)no'et kt'esa, Duro* "s'te e turps'me

-

Mbledhje me tone të larta, reflektim dhe ndjesë nga ana e lojtarëve. Kjo ka ndodhur në 25 minuta, dje në ambientet klubit. "Panorama Sport" zbardh gjithçka që u diskutua në takimin e djeshëm mes Idrizit, trajnerit dhe futbollist­ëve.

Ardi Behari: "Jemi mbledhur sot me kërkesë të presidenti­t Idrizi. Do të diskutojmë së bashku për çfarë nuk ka shkuar. Jemi në një situatë jo të mirë dhe t'i themi gjërat në sy, çfarë pakënaqësi­sh keni".

Sinan Idrizi: "Jam shumë i pakënaqur nga ju. Nuk e kuptoj çfarë keni. Më thoni çfarë ju shqetëson. Ishim një ekip, që i kishim mundësitë për të ecur me hap kampioni dhe të ishim në vend të dytë. Sot, ne vuajmë për mbijetesën. Më thoni çfarë keni? E keni me mua? Jam treguar jo korrekt me ju, nuk ju kam dhënë pagat, çfarë keni? Mos harroni se unë kam qenë ai, që ju kam dhënë 30% të pagës pa derdhur asnjë pikë djerse, qysh sa nënshkruat. Por, po ma shpërblemi kështu. Ju poshtëruat fanellën, tifozët, qytetin, në ndeshjen me Skënderbeu­n. Nuk e priste asnjë atë situatë. Prisja të më telefononi­t ju, por nuk reaguat. Tani jam unë ai që dua të di: çfarë keni, ma thoni në sy!". Shpëtim Duro: "Keni shumë të drejtë të jeni i mërzitur. Ishte një ndeshje e turpshme. Nuk kam çfarë të them më. Duhet harruar sa më shpejt. Të gjithë presin reagimin. Secili nga ne ka përgjegjës­itë e veta. Ndaj, na mbetet të reagojmë menjëherë. Ishim shumë mirë, në vendin e dytë dhe tani luftojmë për mbijetesë. Është e pafalshme".

Artim Pollozhani: "As vetë nuk e dimë se çfarë po ndodh. Ne jemi munduar të bëjmë maksimumin, por nuk e dimë çfarë na ndodhi. Ndihemi shumë mirë. Nuk kemi ndonjë gjë që na shqetëson apo pakënaqësi ndaj klubit apo tifozëve. Na kanë respektuar".

Sinan Idrizi: "Ka ndonjë nga ju që do të ikë? Le të largohet. Unë nuk mund ta duroj të talleni me fanellën. Kërkoj reagimin tuaj që në ndeshjen me Lushnjën, në të kundërt, nuk fal më!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania