Panorama Sport (Albania)

Gj!la "ë #h o ër përpo$ëm, por me %lam rtarin marrim pi ë

-

Ilir Gjyla kërkon kthesën ndaj Flamurtari­t. Situata e mungesave është alarmante, por duket se trajneri e ka gjetur zgjidhjen, duke afruar lojtarë si Armando dhe Marko Çela, Redian Ademi dhe Veiz Gjyshja nga ekipi U-19. Në deklaratën e dhënë për mediat, numri një i verdhejesh­ilëve u shpreh optimist. "Ndeshjen me Flamurtari­n e shikoj si të gjitha ndeshjet e tjera. Por mungesat mbeten ende një shqetësim, pasi Lushnja sa vjen edhe shteron. Përpos Taullaut të skualifiku­ar prej kartonëve, shtohet edhe Pepa, që është i sëmurë, ndaj nuk na ka dalë në stërvitje. Megjithatë, nuk ka justifikim­e. Ne do të mundohemi të luajmë dhe të japim maksimumin tonë. Si në të gjitha takimet e tjera. I kemi humbur vërtet, por do të mundohemi të marrim diçka në takimin me Flamurtari­n. Duke luajtur, duke treguar që kemi futboll. Lushnja ka bërë gjithmonë rezistencë këto dy javë. Edhe pse kemi qenë të kushtëzuar, bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë në ndeshjen me Luftëtarin. Aty ku pritej që të shënonim, të barazonim, pësuam golin e dytë nga një gabim i yni. Kemi bërë edhe në Shkodër. Edhe pse në fakt me rezultatin 0- 4, është gabim ose mangësi të thuash që luajtëm shumë mirë. Sinqerisht, ne kemi luajtur mirë edhe në Shkodër. Kemi bërë rezistencë, por kundërshta­ri ka ardhur pesë herë dhe na ka bërë katër gola. Megjithatë, është goli ai që të zbardh faqen. Do të mundohemi që në ndeshjen me Flamurtari­n të riparojmë problemet e golit dhe të mos pësojmë prapa", përfundoi Gjyla. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania