Panorama Sport (Albania)

e iç bijetojmë, o ishte b r të shënoja n aj lla ninë

( )esfushori: *resioni pre+ent, por ia dalim

-

Teuta beson te mbijetesa. Edhe pse do të jetë e vështirë, Anel Dediç thekson për "Panorama Sport", se skuadra e tij do të marrë një trepikësh të çmuar ndaj Vllaznisë. "E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe të gjithë jemi maksimalis­ht të impenjuar për të marrë më të mirën. Jemi rritur si në aspektin e lojës, por edhe në klasifikim. Skuadra gëzon një formë të mirë dhe e presim me padurim këtë ndeshje, pasi një fitore do të na ngjiste në renditje. Diçka që kemi kohë që e kërkojmë. Është duel jetik, pasi kemi një kundërshta­r direkt dhe fitorja vlen dyfish. Nuk duhet ta humbin shansin për t'u barazuar me pikë me Vllazninë. E dimë që kemi një kundërshta­r të fortë, por nuk ka ndeshje të lehta, për të fituar duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Më kanë munguar golat? E rëndësishm­e është që të fitojmë, pak rëndësi ka se kush shënon. Edhe në ndeshjet e fundit i jam afruar golit, por kam qenë edhe pa fat. Do të ishte bukur sikur të shënoja dhe goli im të kishte vlerën e tri pikëve, por të shohim", thotë Dediç, që e pret golin këtë javë. Mesfushori ndalet edhe "lufta" për mbijetesën, ndërsa thotë: "Në futboll, presioni është gjithnjë prezent, por duhet të dish si ta menaxhosh. Ne nuk kemi presion nga drejtuesit, ndërsa stafi teknik na ka motivuar dhe rezultatet duken në fushë. E dimë situatën në të cilën ndodhemi, por besoj shumë te forca e grupit dhe nëse luajmë si në ndeshjet e fundit, jemi të bindur se pas 3- 4 ndeshjesh do të ngjitemi dy- tri pozicione në klasifikim". Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania