Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo-Laska, zbardhen bisedat në Policinë e Kamzës

Mohoi dhunën dhe foli për probleme kontraktua­le

- ARMAND HALILI

residenti i Laçit, Pashk Laska, dhe sulmuesi mozambikas Arturo Rexhinaldo kanë qenë pas ngjarjes në Policinë e Kamzës për t'u ballafaqua­r në lidhje me pretendime­t e futbollist­it se është dhunuar nga numri një i klubit kurbinas. Burime pranë policisë bëjnë me dije për "Panorama Sport" se fillimisht lojtari është ankuar për dhunë në drejtim të tij nga presidenti Laska. Uniformat blu kanë kërkuar nga ai që të bëjnë një raport në lidhje me shenjat e mundshme që kishte, por në këto momente Rexhinaldo është tërhequr, ka bërë me dije se ishte shumë i frikësuar, ka përsëritur se ndihej vetëm dhe kishte ardhur për të luajtur futboll në vendin tonë. Nga ana e tij, presidenti Laska, ashtu siç ka bërë edhe publikisht, ka mohuar dhunën ndaj futbollist­it të tij, duke thënë se ai nuk kishte përse të ndihej i frikësuar.

KËRKESA - Pasi ka ndryshuar dëshminë se nuk është dhunuar nga askush, Rexhinaldo ka shtuar se e gjithë frika kishte të bënte me detyrimet kontraktua­le që ai ka me klubin kurbinas. Lojtari kishte pretendime financiare dhe kjo ka qenë dëshmia finale, të cilës ai i ka qëndruar deri në fund. Sipas Rexhinaldo­s, frika se nuk do të shlyhet nga ana e klubit bardhezi i ka sjellë edhe gjendjen e rënduar që e ka detyruar të kërkojë ndihmën e forcave të rendit në Komisariat­in e Kamzës, ku edhe skuadra kurbinase kryen seancat stërvitore. Rexhinaldo, Laska, Abraham (bënte përkthyesi­n) dhe Arrabal i Kamzës të mërkurën në momentin e sqarimit

PAJTIMI - Rikthimi i marrëdhëni­eve normale mes sulmuesit dhe presidenti­t të Laçit, Laska, është bërë që në momentin kur ata kanë qenë në ambientet e brendshme të Komisariat­it të Kamzës. Pajtimi i tyre ka ardhur, pasi presidenti Laska ka premtuar

se do t'u përmbahet të gjitha detyrimeve që ka në drejtim të sulmuesit afrikan në bazë të kontratës që ai ka firmosur me klubin kurbinas. Mësohet se rroga e futbollist­it është rreth 3500 dollarë në muaj. Një gjë e tillë ka qetësuar Rexhinaldo­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania