Panorama Sport (Albania)

Abraham: Sulmuesi u pajtua, do qëndrojë te Laçi

Menaxheri i Laçit konfirmon se situata u qetësua

-

Çështja "Rexhinaldo" ka trazuar jo pak skuadrën e Laçit dy ditët e fundit. Shkak është bërë paraqitja në polici e sulmuesit nigerian që ka deklaruar se ndihej i frikësuar nga presidenti Laska që, sipas tij, e kishte goditur. Por, të mërkurën lojtari ka kryer stërvitje të diferencua­r me skuadrën dhe është sqaruar me presidenti­n e Laçit në prani të gazetarit të "Panorama Sport". Ndërsa ditën e djeshme ka ardhur edhe pajtimi mes lojtarit dhe Laskës dhe autori i 12 golave është stërvitur normalisht me ekipin. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për "Panorama Sport" Abraham Alençu, i cili është aktualisht pjesë e stafit të kurbinasve dhe menaxher i ekipit. "Rexhinaldo ka dalë në stërvitje dhe çdo gjë është në rregull. Ka pasur një mosmarrëve­shje, por çdo gjë është zgjidhur. Nga ana e tij dhe presidenti­t është sqaruar çdo problem. Unë e kam këshilluar dhe i kam thënë se çdo gjë është në rregull, kam biseduar edhe me presidenti­n dhe tani situata është e qetë", ka thënë ish-mbrojtësi, që ka luajtur për vite në kampionati­n shqiptar dhe është tërhequr nga futbolli pas aktivizimi­t me Laçin.

FRIKA - Abraham ka deklaruar se tashmë Rexhinaldo nuk frikësohet më për asgjë dhe është gati për të qenë në fushë në ndeshjen ndaj Luftëtarit. "Ju konfirmoj se është shumë i qetë dhe nuk frikësohet për asgjë. Është grumbullua­r me ekipin dhe nuk ka asnjë pezullim për të. Do të jetë gati për ndeshjen e radhës", ka mbyllur Abraham. Ky i fundit prej kohësh është menaxheri i Laçit, kryesisht për lojtarët që vijnë nga Nigeria, por dje ka konfirmuar se do të jetë edhe menaxher i Rexhinaldo­s në të ardhmen. Sulmuesi që u shfaq për herë të parë në Superiore te Luftëtari ka një kontratë 1-vjeçare me kurbinasit, por është ende shpejt për të folur për të ardhmen e tij, pasi më parë duhet të mbyllet kampionati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania