Panorama Sport (Albania)

Ndryshime dhe dilema, Kule rrëfen të ardhmen e Apolonisë

Kule: Nëse ka një plan afatgjatë, jam gati për ekipin

- BUJAR RAMA

Pas dorëheqjes së Kashamit, drejtues it e klubit fierak nuk kanë humbur kohë për të gjetur pasuesin. Mariglen Kule, zëvendësi i Kashamit gjatë këtij sezoni, është komanduar provizoris­ht në krye të pankinës fierake. Pasi ka qenë "trajner emergjence" dhe me Bylisin, Kule ka marrë përsipër dhe Apoloninë e këtyre javëve limit të kampionati­t. Në karrierën e tij sportive, 35-vjeçari ka luajtur për Bylisin, Apoloninë, Dinamon, Tomorin dhe Albpetroli­n, madje ka qenë edhe pjesë e përfaqësue­ses sonë U- 21. Pasi ka mbajtur shiritin e kapitenit të Apolonisë si futbollist, po në këtë klub, ai ka trajnuar ekipe të moshave dhe ka qenë zv/trajner me Kashamin. Në intervistë­n e tij për "Panorama Sport", Kule flet për përgjegjës­inë e detyrës së besuar, vlerësimin për punën e Kashamit, si dhe për pritshmëri­të e mundshme nga skuadra.

Kule, ç'do të thotë për ju të drejtoni Apoloninë në një moment të tillë? Pavarësish­t nga momenti,

LEZHJANËT jo vetëm për mua, por për këdo, të drejtosh një skuadër me emër dhe me kaq traditë në futbollin shqiptar si Apolonia, është nder, privilegj, por edhe përgjegjës­i e madhe. Unë e ndiej si vlerësim, detyrim dhe përgjegjës­i, ndaj do të përpiqem të bëj më të

ELBASANI mirën e mundshme për skuadrën ku kaq vite kam luajtur dhe si futbollist.

A do të ketë një objektiv në këto javë të mbetura? Do synohet të ruhet vendi i tretë apo do të ketë më tepër impenjime për elementin e ri?

Do të ecim hap pas hapi. Normal që do t'i mëshojmë ndeshjes së radhës, duke punuar në të dyja drejtimet, si aktivizimi­t me sa të mundim të elementëve të rinj, po aq edhe rezultatit. Kampionati nuk ka përfunduar dhe gara për ne vazhdon në çdo

drejtim.

Keni punuar një sezon të tërë me Kashamin. Si e vlerësoni punën dhe bashkëpuni­min me të?

Një profesioni­st i vërtetë, trajner dhe bashkëpunë­tor shumë i mirë, njeri me zemër të madhe. Mua më ka ardhur keq për dorëheqjen që ka bërë, por është vendimi i tij dhe nuk dua të komentoj këtë pjesë, veç i dëshiroj dhe uroj shumë suksese dhe në të ardhmen.

Nëse ju ofrohet posti i trajnerit të Apolonisë për sezonin e ardhshëm, do ta pranonit?

Nuk është një vendim që merret sot. Natyrisht që mbetet për t'u diskutuar me drejtuesit e klubit në një kohë të mëvonshme. Mua do të më pëlqente të vijoja në rolin tim, atë të përgatitës­it fizik, por për të mirën e ekipit, të skuadrës, të Apolonisë, me të cilën më lidhin shumë

PËRBALLJET

gjëra, do të isha i gatshëm edhe të sakrifikoj­a. Gjithsesi, dua të mbetem te momenti, te përmbyllja sa më pozitive e këtij kampionati.

Si për ironi të fatit, "ruleta" e kampionati­t ju vendos përballë Bylisit, skuadrës tjetër ku ju keni "gjysmën e zemrës". Çfarë duhet të presim nga kjo ndeshje?

Është kthim i vështirë për mua, pasi trajnoj për herë të parë kundër Bylisit. Atje kam një pjesë të mirë të karrierës sime sportive, si futbollist e si trajner. Atje është një pjesë e rëndësishm­e e rritjes sime në të gjitha aspektet dhe unë nuk e fsheh mirënjohje­n dhe respektin për atë klub, që më ka dhënë mundësi dhe besim për ta drejtuar dhe në Superligë. Por mbetemi profesioni­stë dhe nuk do ta dëshiroja ta nisja kundër Bylisit, por kështu rastisi. Ne shkojmë për të prezantuar veten tonë dhe vlerat e Apolonisë.

THIRRJA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania