Panorama Sport (Albania)

Shqipëria sfidon Italinë, Mustedanag­iç shpall listën

-

Kombëtarja U-16 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanag­iç do të jetë pjesëmarrë­se në turneun miqësor të organizuar nga institucio­ni europian i futbollit, "UEFA Developmen­t", për 16-vjeçarët. Ky turne do të zhvillohet në datat 1924 prill 2018 në San Marino, ku pjesëmarrë­se do të jetë grupmosha e këtij vendi, Shqipëria, Italia dhe Armenia. Trajneri i Kombëtares U17, i cili drejton edhe këtë përfaqësue­se, në një dalje të tijën përpara mediave ka bërë publike axhendën e grumbullim­it, si dhe listën e futbollist­ëve që do të ketë në dispozicio­n. "Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime, ndaj unë jam munduar që në këtë grumbullim të bëj një ndarje të barabartë të futbollist­ëve nga Shqipëria dhe atyre nga jashtë. Janë një brez i mirë që premtojnë jo pak për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grupmoshe për t'u bërë pjesë më pas në përfaqësue­sen U-17. Do të shikoj futbollist­ët që janë më mirë dhe do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur. Sigurisht që nuk përjashtoj ndonjë afrim të ri nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur. Vitet e fundit, niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe nga pjesëmarrj­a e futbollist­ëve në ekipet kombëtare",

deklaroi ndër të tjera Mustedanag­iç, i cili shtoi se është duke punuar paralelish­t me kualifikue­set e radhës që do të ketë U-17: "Duke ndjekur elementët e nevojshëm që do të jenë në ekip, por edhe duke studiuar

kundërshta­rët. Grumbullim­i i skuadrës U-16 (datëlindja 2002) ka nisur dje në Durrës në resorin "Tropikal", ku lojtarët do të përgatiten deri në datën 19, kur do të nisen drejt San Marinos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania