Panorama Sport (Albania)

Shqipëria rritet edhe me humbje, Kosova rekord përmirësim­i (+24)

-

Ndeshjet e fundit miqësore kanë shërbyer si bazë për përllogari­tjet e pikëve nga FIFA në renditjen e përmuajshm­e për ekipet kombëtare. Në listën e publikuar dje nga institucio­ni ndërkombët­ar i futbollit, është mësuar edhe zhvendosja e skuadrave përfaqësue­se, si dhe diferenca e pikëve që kanë pësuar nga një muaj më parë. Në klasifikim ka pasur ndryshime në renditje si për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe në renditjen e dhjetë skuadrave që kryesojnë. Duket se humbja me Norvegjinë nuk ka pasur impakt negativ. Shqipëria e drejtuar nga Kristian Panuçi, me gjithë humbjen e pësuar në "Elbasan Arena", është përmirësua­r në renditjen e këtij muaji. Kuqezinjtë janë rritur me dy vende në klasifikim, duke u ngjitur në vend të 56- të, në kuotën e 549 pikëve. Një rekord historik ka pësuar Kosova. Me një rritje prej 24 vendesh, përfaqësue­sja që tashmë drejtohet nga Challandes e gjen veten të pozicionua­r në vend të 152-të me 164 pikë. Rritje e konsiderue­shme për këtë përfaqësue­se, e cila arrin rekordin e saj historik në klasifikim­in e FIFA-s. TOP 10 - Gjermania kryesuese dhe Brazili gjenden në të njëjtat pozita, por Belgjika ka fituar podiumin. Me dy pozicione më shumë ka zbritur Portugalin­ë dhe Argjentinë­n. Gjithashtu me nga dy vende janë përmirësua­r edhe Zvicra (6) dhe Franca (7), të cilat kanë spostuar Spanjën në vendin e tetë. Kili fiton një vend dhe renditet e nënta, ndërkohë që Polonia, me katër vende më pak sesa një muaj më parë, e gjen veten në vend të 10-të. # EKIPI PIKË NDRYSHIMI 1. Gjermani 1533 ( 0) 2. Brazil 1384 ( 0) 3. Belgjikë 1346 (+ 2) 4. Portugali 1306 (- 1) 5. Argjentinë 1254 (- 1) 6. Zvicër 1179 (+ 2) 7. Francë 1166 (+ 2) 8. Spanjë 1162 (- 2) 9. Kili 1146 (+ 1) 10. Poloni 1118 (- 4)

LIGA E KOMBEVE

34. Skoci 735 (- 2)

56. Shqipëri 549 (+ 2) 98. Izrael 347 (- 4)

--

152. Kosova 164

(+ 24)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania