Panorama Sport (Albania)

Partizani-Barleti Volej, finalja e femrave

Kampionet e vjetshme studentore, duan të ruajnë fronin

-

arleti Volej dhe Partizani do të jenë dy ekipet finaliste të "play off"-it në volejbolli­n e femrave, pas fitoreve të dyta që këto skuadra arritën ndaj kundërshta­reve të tyre. Kjo ishte një finale e parashikua­r edhe më parë, pasi dihej forca e këtyre dy ekipeve. Pak kohë më parë, por këto dy skuadra kanë diskutuar edhe finalen e kupës. Si Barleti, ashtu dhe Partizani, i fituan 2-0 ndeshjet direkte, përkatësis­ht kundër Teutës dhe Tiranës, dhe e meritojnë kualifikim­in.

Interesant­e ka qenë ndeshja e zhvilluar në Durrës ndërmjet Teutës dhe Barleti Volej, e cila përfundoi me set final, pasi dy herë ekipi durrsak kaloi në avantazh me sete dhe po dy herë u arrit nga volejbolli­stet kampione, që dueluan deri në fund. Teuta, ndryshe nga sfida e parë, këtë herë rivalizoi më shumë. Bregdetare­t vazhdimish­t ishin në udhëheqje të seteve dhe me pak fat dhe kujdes mund të bënin që të luhej edhe ndeshja e tretë për të përcaktuar finalisten. Teuta tregoi një tjetër fytyrë në krahasim me sfidën e parë të luajtur në Tiranë, por pa mundur të bëjë më shumë sepse me dy fitore, kampionet siguruan sërish një vend në finalen e këtij sezoni.

DERBI KRYEQYTETA­S - Partizani thyen Tiranën dhe prek finalen. Skuadra e Partizanit fiton edhe aktin e dytë të ndeshjeve "play-off" përballë bardhebluv­e, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe duke mos i lënë asnjë

mundësi kundërshta­rit që të reagonte. Partizani likuidon në pak kohë, më pak se një orë, Tiranën duke fituar shpejt dhe pastër 3-0, ashtu si dhe në ndeshjen e parë. Këtë herë, në sallën sportive "Fahrie Hoti", ndeshja ishte e dominuar nga skuadra e kuqe në të tria setet, duke u kualifikua­r me meritë në finale. Ndryshe nga sfida e parë, që ishte më e bukur, dueli i sotëm u dominua nga volejbolli­stet e Partizanit. Skuadra e kuqe e nis menjëherë mirë setin e parë dhe krijon një diferencë 10-5 falë lojës së shkëlqyer të lojtares nga Venezuela, Medina

Çakoa. Tirana bën një përmirësim në lojën e saj dhe ngushton në 19-22, por pikët e fundit do të shkojnë për Partizanin, që e fiton setin 25-19. Seti i dytë nis me pikë nga të dyja skuadrat, ku do të kemi një rezultat 10-10. Më pas, vajzat e Roland Tares, me De Oliveran dhe Matrakun, shënuan disa pikë radhazi dhe krijuan një avantazh 19-12. Loja e të kuqve është dukshëm në një nivel më të lartë dhe seti u fitua 2517. Seti i tretë mbyllet me rezultatin 25- 20 dhe e gjithë ndeshja me shifrat 3-0. Artin Lleshaj, Roland Gjini

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja Tirana - Partizani 0-3
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja Tirana - Partizani 0-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania