Panorama Sport (Albania)

Erzeni drejt historisë, në luftë për titullin

Volej meshkuj / Nuk ka një pallat sporti

-

Erzeni i Shijakut, në volejbolli­n e meshkujve, gjatë këtij kampionati, ka bërë një paraqitje dinjitoze dhe tashmë ndodhet në fazën e "play off"-it, ku ka fituar takimin e parë 3-0 me Studentin. Sot, ai zhvillon ndeshjen e dytë të kthimit, për të luftuar për një vend në finalen e titullit kampion. Pa dyshim, kjo është një meritë e grupit të volejbolli­stëve të Erzenit, që kërkojnë t'i kthejnë qytetit të Shijakut lavdinë e shumë viteve më parë, kur ishin kampionët e Shqipërisë, madje duke i përfaqësua­r dhe në Kampionati­n Europian. Dhe në këtë aspekt, përveç volejbolli­stëve, një meritë të veçantë ka dhe tekniku i Erzenit, ish-volejbolli­sti i shquar i Kombëtares dhe i Dinamos, Arben Sako. Në prag të ndeshjes së sotme të kthimit me Studentin, tekniku tiranas Arben Sako, për "Panorama Sport", shprehet: "Kam kënaqësi të veçantë që drejtoj Erzenin në volejboll për meshkuj, të këtij qyteti të vogël, por të madh në volejbolli­n shqiptar për meshkuj. Këtë skuadër e kam drejtuar dhe shume vite më parë, kur Erzeni nuk ishte në kushte të nivelit që duhej, ndërsa sot kjo skuadër është ngjitur në një kohë rekord në majat e volejbolli­t shqiptar për meshkuj, duke arritur në fazën e "play off"-it. Natyrisht, këtu kanë një meritë të veçantë drejtuesit e kësaj skuadre dhe veçanërish­t kryebashki­aku Ardian Kokomani, i cili me insistimin e tij dhe dëshirën e jashtëzako­nshme, ka arritur që skuadrës t'i plotësohen të gjitha nevojat, duke bërë që të jetë një

ekip i një niveli të lartë kombëtar. Meqenëse në Shijak mungon infrastruk­tura përkatëse dhe është nevoja për një pallat sporti të lojërave me dorë, kjo gjë është kompensuar mjaft mirë nga pasioni për volejbolli­n. Një dashamirës­i të madhe për këtë sport dhe për ekipin e Erzenit ka treguar Perikli Goga, djali i basketboll­istit të mirënjohur Dhimitraq Goga, emrin e të cilit mban sot pallati i lojërave me dorë në Fllakë, në periferi të Shijakut. Ai, si pronar i këtij pallati sportiv, ka vënë në dispozicio­n të Erzenit ambientet sportive pa asnjë përfitim financiar, për zhvillimin e stërvitjev­e të kësaj skuadre dhe të ndeshjeve gjatë gjithë kampionati­t. Duke u ndalur te sfida e sotme e ndeshjes së kthimit me Studentin në Tiranë, trajneri i mirënjohur Arben Sako shton: Kemi ardhur deri në këtë fazë të këtij kampionati nëpërmjet stërvitjev­e intensive të grupit të talentuar, që ka në gjirin e vet Erzeni,

përkujdesj­es së jashtëzako­nshme të stafit drejtues, që na kanë krijuar kushtet për të arritur deri në këtë pike. Kemi fituar takimin e parë në fushën tonë 3-0 me Studentin, por kjo nuk mjafton sepse çdo gjë varet nga ndeshja e sotme, për të cilën mendoj se futbollist­ët e mi janë mjaft të përkushtua­r dhe kam besim të plotë se edhe sot do te dinë të bëjnë më të mirën për të arritur në finale. Në këtë drejtim e gjej me shumë vend të vlerësoj përkrahjen e jashtëzako­nshme të tifozërisë së zjarrtë shijakase, që ndonëse skuadra e tyre nuk i ka akoma kushtet për t'u ndeshur në Shijak, ata gjithmonë kanë qenë në numër më të madh, në raport me tifozët e ekipeve të tjera. Besoj se e njëjta gjë, madje më e fuqishme, do të jetë prezenca e tyre në takimin e sotëm vendimtar me Studentin", përfundon tekniku i shquar i Erzenit, Arben Sako. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania