Panorama Sport (Albania)

Surpriza në Shkodër, largohet trajnerja e Vllaznisë

-

Pas dorëheqjes disa ditë më parë të trajnerit të volejbolli­t të meshkujve të Vllaznisë, Adrian Mikopuli, arsyet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura, krejtësish­t i papritur ka qenë largimi i trajneres së volejbolli­t të femrave, Sadie Goga, gjatë ditës së djeshme, në një kohë kur ajo po kryente një seancë stërvitore me vajzat. Siç e konfirmon dhe vetë ish-trajnerja Goga, gjatë stërvitjes së djeshme, kur po kryhej seanca e radhës, i ka ardhur një shkresë zyrtare nga ana e klubit ku thuhej se është e larguar nga drejtimi i ekipit. Sigurisht që ky largim ka qenë i papritur për profesores­hën e volejbolli­t dhe nuk është pritur mirë prej saj. Kjo shkresë e dërguar nga klubi shumësport­esh e ka habitur trajneren themeluese të kësaj skuadre pas një mungese prej 20 vitesh në arenën e rrjetës shqiptare. Ishte pikërisht iniciativa, pasioni dhe përkushtim­i i saj për ta ringritur e për ta mbajtur për më shumë se 10 vite mes ekipeve më të mira të vendit. Profesores­ha Sadie Goga, një ishvolejbo­lliste e shkëlqyer e ekipit të Vllaznisë dhe i përket asaj plejade të bashkëmosh­atareve të saj më të mira shkodrane si Shkëmbi, Alibali, Vaso e shumë e shumë të tjera. Gjatë një bisede, trajnerja e shkarkuar tashmë, shprehet: "Më vjen shumë keq për mënyrën sesi shefi i klubit shumësport­esh Vllaznia, Mark Kroqi, më largoi. Nuk jam aspak e kënaqur. Të paktën si kolegë duhej të kishim bërë një bisedë paraprake. Jo të më vinte shkresa zyrtare gjatë kohës që stërvitja vajzat. Sipas shkresës, thuhej për rezultatet të dobëta. Për mua kjo nuk është normale dhe aspak e dëshiruesh­me. Megjithatë, unë do të kontribuoj deri sa të mundem", u shpreh ish-trajnerja Goga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania