Panorama Sport (Albania)

Penalltia e Realit, për ahen legjendat

atistuta s mendon se enatia shkaktoi faull ndaj azkezit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tifozët e Juventusit heshtën kur Majkëll Oliver vërshëlleu në shtesë penallti në favor të Realit dhe ndëshkoi me karton të kuq Xhanluixhi Bufonin, portierin e Juventusit. Kristiano mori përgjegjës­inë e ekzekutimi­t të penalltisë në minutën e fundit, e cila do të shmangte shtesën dhe dërgonte kampionët e Europës në gjysmëfina­let e Champions-it. Dhe pas ekzekutimi­t, tifozët madrilenë do të shpërtheni­n në festë. Minutat e tëra të protestës së Juventusit ishin edhe momente ku nga ish-arbitra, ish-lojtarë e deri te tifozët, dhanë mendimin e tyre nëse Benatia shkaktoi me të vërtetë faull ndaj Vazkezit në zonë. Ndër të parët që reagoi, ishte madrileni Guti: "Ndeshje e mirë për Juventusin, por penallti e pastër dhe Kristiano arriti me gjakftohtë­si ta shndërrojë në gol". Dy komentator­ët e "BT Sport", legjendat angleze, Rio Ferdinand dhe Stiven Xherrard, ishin dakord me vendimin e Majkëll Oliverit, ndonëse ai dukej një dënim për kapital për italianët, edhe për shkak të rrethanave të tjera. "Masakër në Madrid, Bufon përjashtoh­et dhe Kristiano fiton sërish. Presion? Çfarë presioni!", ishte komenti i ish-mbrojtësit të Junajtid. Ndërsa ish- kapiteni legjendar i Liverpulit shtoi: "Në futboll ka gjithnjë momente të tilla dhe njerëzit e dinë mirë se kjo është një penallti. Pak lojtarë mund ta dërgojnë në rrjetë si Ronaldo". Edhe Geri Lineker mendon se vendimi i Oliverit është i drejtë, por penalltia e cilësoi "të lehtë". Por ka nga ata që mendojnë të kundërtën. Gabriel Batistuta s'beson se kishim të bënim me një faull të ndëshkuesh­ëm. I të njëjtit mendim është edhe ish- mbrojtësi spanjoll Alvaro Dominges Soto. Ndërsa për Bobo Vierin nuk ka dyshime: është penallti.

Horge Valdano - Penallti. David Albelda - Jo Penallti. Fernando Morientes - Penallti.

Geri Lineker - "Soft" Penallti. Alvaro Domingez - Jo Penallti.

P. Mijatoviç - Penallti.

K. Vieri - Penallti.

Guti - Penallti.

G. Batistuta - Jo Penallti. Xherrard - Penallti. Ferdinand - Penallti. Arbeloa - Penallti.

 ??  ?? Faulli i Benatias ndaj Vazkezit
Faulli i Benatias ndaj Vazkezit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania