Panorama Sport (Albania)

Anjeli kërkon VAR-in, por UEFA frenon: S'e fusim as vitin tjetër

-

Pas eliminimit nga Champions-i me atë penallti shumë të diskutuar në shtesë, Juventusi kërkon futjen e VAR-it edhe në Champions. Por UEFA kërkon që të marrë kohë dhe të kryejë teste të tjera përpara se ta aplikojë teknologji­në në kompeticio­net e saj. Ata kërkojnë siguri që sistemi të jetë perfekt. Por sipas FIFA-s, sistemi që do të përdoret edhe në Botërorin e Rusisë është gati. "Mbështetja e rezultatev­e më të drejta është çështje respekti ndaj punës së profesioni­stëve të botës së futbollit dhe pasionit të miliona tifozëve", shkruan Infantino në një letër brenda revistës së FIFA-s.

"Futbolli ka bërë një hap të madh përpara, duke vendosur që të përdorë VAR-in. Nuk e them thjesht si drejtues që ka mbështetur për një kohë të gjatë këtë iniciativë, por mbi të gjitha, si tifoz i futbollit". Dhe sipas tij, nuk duhen pritur teste të tjera për ta përqafuar

VAR-in: "Për gati dy vite, Universite­ti i Leuvenit (në Belgjikë) ka analizuar përdorimin e teknologji­së në mbi 1 mijë ndeshje. Rezultati? Një saktësi 98.9% të situatave të dyshimta për t'u rishikuar".

UEFA - Por apeli i presidenti­t të

Juves, AndreaAnje­lit, mbetet ende pa marrë në konsiderat­ë. Sipas "Sky Sports" që kontaktoi dje me UEFA-n, ata i komunikuan se nuk kanë aspak ndër mend që ta aplikojnë VAR-in në kompeticio­net e tyre as në sezonin e ardhshëm. Në shkurt, presidenti Aleksander Ceferin tha: "Tifozët e shohin ekranin e VAR-it gjatë gjithë kohës, por askush nuk e di sesi funksionon. Ne nuk do ta përdorim në Champions sezonin e ardhshëm. Për mua mund të jetë një projekt i mirë, por nuk duhet ta nxitojmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania