Panorama Sport (Albania)

Arbitri anglez me grua... “madrilene”

E ndëshkoi Bufonin se kishte një peng të vjetër me Xho Hartin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ndeshja Real Madrid - Juventus, ujërat mediatike vazhdojnë të mbeten të trazuara. Eliminimi i dhimbshëm në "Santiago Bernabeu" vazhdon të ushqejë polemika në mesin e tifozëve bardhezi, të cilët vazhdojnë të kenë në qendër të vëmendjes Mjakëll Oliverin. Vendimi i tij me duelin mes Benatias dhe Lukas Vazkezit e ka kthyer arbitrin anglez në shënjestër, sidomos në rrjetet sociale. Duke hulumtuar në profilin e tij dhe sidomos në atë të bashkëshor­tes, janë zbuluar disa fotografi që sipas juventinëv­e komprometo­jnë pozicionin e bilbilit britanik në lidhje me episodet në ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Në fakt janë zbuluar disa fotografi që datojnë në vitin 2016, kur zoti Oliver së bashku me gruan kane qenë për pushime në Madrid. Postimet e tyre janë shoqëruar me një sërë komentesh pozitive ndaj kryeqyteti­t spanjoll. Çifti ka shkrepur edhe disa poza në "vendin e krimit" me "Santiago Bernabeu"-n të përshkuar ironikisht si një "stadium aspak i keq". Pikërisht kujtimet e familjes Oliver janë përdorur si provë për t'i atribuar arbitrit një lloj pëlqimi ndaj Realit.

INCIDENTI ME HART - Një ditë pas kaosit të "Bernabeu"-t, shtypi britanik "zbulon" një detaj që mund ta ketë shtyrë arbitrin Oliver që të ndëshkojë me karton të kuq Bufonin. "Në vitin 2014, kur drejtonte derbin e Mançesteri­t, ai pati një përplasje kokë më kokë me portierin e Sitit, Xho Hart, ndaj të cilit nuk mori asnjë vendim. Atëherë ai u gjykua nga opinioni se si e fali Hartin pa e nxjerrë nga fusha dhe ndoshta i gjithë presioni i këtij episodi, bëri që ai të mos e përsëriste më 'gabimin' dhe viktima ishte portieri i Juventusit", shkruanin me ironi mediat ishullore. Tifozët e Juves do të kenë mundësi ta shohin sërish fytyrën e 33-vjeçarit në aksion të hënën, sepse do të gjykojë ndeshjen mes Uest Hemit dhe Stok Sitit.

 ??  ??
 ??  ?? Lusi, bashkëshor­tja e arbitrit Oliver, e dashuruar pas Madritit
Lusi, bashkëshor­tja e arbitrit Oliver, e dashuruar pas Madritit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania