Panorama Sport (Albania)

Marselo: Reali nuk është Barça

Komenton edhe Vaskez, që fitoi faullin: Benatia më shtyu, nëse nuk është penallti kjo…

- Përgatiti: LEDIO NASE

Humbja me pasojë eliminimin e Bar celonës kishte trembur një Spanjë të tërë. A do ishte e mundur që Italia "zhgënjyese", që do mungojë madje në Botërorin e ardhshëm rus (që në fazën kualifikue­se), mund të fshinte nga kompeticio­ni maksimal europian skuadrën ku luan "lartmadhër­ia" Mesi? Një mendim që duhet të ketë kaluar edhe në kokën e lojtarëve të Realit për 92 minuta. Përfundimi? Fati (nëse vërtet do ia akordojmë këtij të fundit meritat) donte që në gjysmëfina­le të shkonte Reali i Madridit, me Juventusin që u eliminua, pavarësish­t fitores 1-3 në "Bernabeu" (0-3 në "Allianz Stadium"): vendimtar bëhet goli i shënuar me penallti nga Kristiano Ronaldo disa sekonda përpara vërshëllim­ës së trefishtë, që do kishte nxjerrë skuadrat edhe një herë në fushë për kohën shtesë (e që shoi shpresat e bardhezinj­ve).

MARSELO - E pikërisht për penalltinë e polemikave të akorduar nga arbitri anglez Oliver, pas faullit të Mehdi Benatia në dëm të Lukas Vaskez, ditën e djeshme ka folur Marselo, mbrojtësi i majtë brazilian i "Galaktikëv­e": "11-metërshi mendoj se është i qartë, pati një faull të Benatias ndaj Vaskez", nënvizoi 29vjeçari. "Për të kaluar turnin dhamë gjithçka, në fund u pa Reali i vërtetë. Që kur vesh këtë fanellë, kam mësuar se duhet të besosh gjithmonë, deri në fund. Nuk mund të bënim si Barcelona, ne jemi Reali i Madridit. Nuk u shplodhëm apo nuk e nënvlerësu­am kundërshta­rin për asnjë moment. U përballëm ndaj një skuadre të madhe".

E VASKEZ - Pas Marselos, mendimin e tij për episodin, që me siguri do vazhdohet të diskutohet gjatë, e ka dhënë një protagonis­t i atij momenti: Lukas Vaskez, fituesi i 11-metërshit të dhënë në minutën e fundit për "Los Blancos" dhe të kthyer në gol nga Kristiano Ronaldo. Benatia ka deklaruar se faulli nuk ekzistonte, por personazhi tjetër i "skenës" mendon krejtësish­t të kundërtën… "Nuk e kuptoj përse po flasin kaq shumë për këtë episod. Kristiano më dha një top të shkëlqyer pranë pikës së penalltisë dhe në momentin që po përpiqesha të godisja portën, Benatia më shtyu, duke më spostuar me duar e me këmbë. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim. Po nuk ishte penallti kjo…".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania