Panorama Sport (Albania)

Mban tri rekordet e para, në Europë lufton me veten

-

Kristiano Ronaldo, me penalltinë e shndërruar në gol në minutat shtesë të Real-Juve, që solli eliminimin dramatik të "Zonjës së Vjetër" (që po fitonte 0-3 në "Bernabeu"), i ka shtuar një tjetër rekord koleksioni­t të tij. Për portugezin, rrjeta që nxori nga kompeticio­ni bardhezinj­të, ishte i 15-ti në sezonin 2017-'18 të turneut: numri i tretë më i madh për një lojtar brenda një viti futbollist­ik. Dhe, jo për surprizë, dy rekordet mbahen nga… vetë CR7.

DY FINALE NDAJ ATLETIKOS - Ronaldo shënoi 16 gola në sezonin 2015-'16, kur Reali u shpall fitues i kompeticio­net, pasi mposhti në finale (nga 11-metrat) rivalët lokalë të Atletikos së Madridit. Shifër që kalohet vetëm nga 17 golat e regjistrua­r nga "ylli" i "Los Blancos" dhe i Portugalis­ë (2 gola në miqësoren e fundit të luajtur me përfaqësue­sen luzitane) në sezonin 2013'14, kur Reali fitoi trofeun "me veshët e mëdha", pasi mposhtën sërish Atletikon në finalen e Lisbonës.

E VIJON… - Me mundësinë për të shënuar së paku tre gola të tjerë në ndeshjet e mbetura të kompeticio­nit për këtë sezon, gjithmonë nëse Reali do arrinte në finale, Ronaldo mund të regjistroj­ë një tjetër primat: pavarësish­t se në moshën 33-vjeçare, vazhdon të shënojë me një ritëm të jashtëzako­nshëm, me 41 rrjeta në 38 ndeshje të arritura këtë sezon. Ka shënuar së paku një gol në secilën prej ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për këtë vit dhe në çdo ndeshje ka luajtur në çdo kompeticio­n prej 10 shkurtit. Shumë pak prej golave të shënuar kanë qenë më dramatikë se ky, megjithatë rrjeta nga 11-metrat dhe "Bernabeu" shkoi në delir.

 ??  ?? Ronaldo, majtas, në përqafim me Bufon në intervista­t pas ndeshjes
Ronaldo, majtas, në përqafim me Bufon në intervista­t pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania