Panorama Sport (Albania)

Inter, Kanselo tani është Maikoni i ri

Portugezi në dyshim, menaxheri kontakton Junajtidin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një "objekt misterioz" për gjysmën e parë të sezonit; Zhoao Kanselo nga shkurti ka "shpërthyer". Mes nevojës për t'u ambientuar, dëmtimit në gju të pësuar në shtator me Portugalin­ë në grumbullim, 23-vjeçari nga Barreiro është nisur nga zeroja, por ndeshje pas ndeshjeje ka fituar konkurrenc­ën mes mbrojtësve anësorë zikaltër. Një repart që në janar humbi Ngatomon (në huazim te Gallatasar­aji) dhe që verën e ardhshme do pësojë një rindërtim. Juto, në fakt, do rikthehet në Milano, por do shitet sërish sepse kontrata i skadon në 2019-ën dhe drejtuesit interistë nuk duan ta humbasin me kosto zero. Santon gjithashtu është drejt largimit, D'Ambrozio mbetet një "xhol" i çmuar në të dyja korsitë e që mund të luajë edhe në qendër (si në skemën me tre mbrojtës po ashtu edhe me katër). Do afrohet Azamoah dhe do planifikoh­et e ardhmja e Dalbert, i paguar 26 milionë euro, por që ende nuk ka treguar vlerat.

E ARDHME DHE SOLIDITET - Por e ardhmja e vetë Kanselos duhet përcaktuar. Blerja nga Valencia është fiksuar në 35 milionë euro, kundrejt 25 që spanjollët do duhet t'u paguajnë zikaltërve për të mbajtur Kondogbian. Meqenëse Interi duhet të mbledhë rreth 50 milionë përpara 30 qershorit (kontrollit të "fair play"), mund të mendohet lehtë se konfirmimi i Kanselos është kualifikim­i në Ligën e Kampionëve).

MENDEZ NË MES - Ditën e djeshme, ndërkaq, ka qarkulluar një lajm kureshtar. Dhe nëse gjithçka do vërtetohej, atëherë situata për Interin nuk do ishte aspak e mirë. Bëhet fjale për të ardhmen e Zhoao Kanselo. Raportet e Interit dhe Valencias ne këto momente nuk janë nga më të mirat. Ketë gjë e ka përsëritur edhe dje "Corriere dello Sport", që flet edhe për tratativën e dyfishtë me klubin spanjoll që përfshin portugezin dhe Xhofrei Kondogbian. Interi nuk e ka pritur aspak mirë nga ana e saj presingun e Valencias në janar për të

(ri)marrë Kanselon që në merkaton e dimrit. Ndaj, vështirë të mendohet se mund të ketë favore nga njëra prej skuadrave për tjetrën duke u bazuar te raportet aktuale. Dëshirën e tij, Kondogbia e ka treguar prej kohësh dhe e ka përsëritur disa here se dëshiron të qëndrojë në

Spanjë. Për Kanselon ka disa dyshime më shumë se francezi: kjo jo sepse portugezi nuk dëshiron të qëndrojë në Milano, por agjenti i tij, Mendez, po përpiqet t'i sigurojë një të ardhme: njëri prej klubeve të preferuar nga menaxheri është Mançester Juanjtid, klub me të

cilin sipas mediave italiane është gjetur edhe akordi. Për Interin ka një armik më shumë dhe dikush që nuk duhet nënvlerësu­ar (ndaj kanë nisur kontaktet me Marusiç të Lacios, që vlen si "plan B": Mendez është njëri prej personazhe­ve më të fuqishëm në botën e futbollit).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania