Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë, të “shtrydhuri­t” e Italisë

-

I "nisur" nga Milano, Frenk Kesi sapo ka kapërcyer kufirin me Lihtenshte­jnin dhe po i drejtohet zemrës së Gjermanisë. Nuk bëhet fjalë për një maratonë të mirëfilltë, por jemi aty afër sepse mesfushori kuqezi në sezonin aktual ka përshkuar mbi 345 kilometra në total, në të gjitha ndeshjet që ka luajtur në Serinë A. Vetëm një mendim i tillë të lodh, por për Milanin lodhja në javët e fundit ka qenë e prekshme, sidomos duke parë rezultatet. Organika kuqezi është dukshëm e sfilitur dhe Gatuzo, në deklaratat e tij të fundit, megjithëse e ka refuzuar si alibi, ka përmendur faktorin "lodhje" si shkakun kryesor të rënies së skuadrës në nivel paraqitjes­h.

800 PËR 11 - Milan- Napoli do të jetë ndeshja e pesëdhjetë sezonale për Milanin. Shifër e madhe, edhe për këmbë të stërvitura. Nën drejtimin e Montelës, skuadra e nisi tepër herët sezonin ( 27 korrik). Pranë kuqezinjve qëndron Lacio, e cila dje, nga Salcburgu, preku kuotën e 47 takimeve në sezon. Juventusi mbyll podiumin me 46 ndeshje, teksa Atalanta e Berishës dhe Napoli i Hysajt qëndrojnë në 43 takime vjetore. Fakti që "Djalli" ka 27 lojtarë në organikë, nuk ndryshon asgjë në parim. Në muajt e parë, skuadra ndryshonte shpesh module dhe interpretu­es, ndërsa me ardhjen e Gatuzos skuadra ekuilibroi titullarët dhe rezultatet. Nuk është rastësi që nën drejtimin e Rinos, plot njëmbëdhje­të lojtarë kanë luajtur mbi 800 minuta në kampionat dhe emrat janë pikërisht ata që përbëjnë formacioni­n tipik titullar. Duke kaluar te rezervat, gjashtë futbollist­ë janë në kuotën mes 380 dhe 600 minutave. Dhjetë të mbeturit nga grupi janë pranë 100 minutave në fushë, çka është një sinjal që në nivel energjetik, ekipi në mos "shtrydhur", patjetër që është konsumuar.

TË PËRVEÇËM - Lodhja është një nga temat e sezonit. Në renditjen e kilometrav­e sezonalë të përshkuar, Milani është në vendin e 17të në 20 skuadra. Kuqezinjtë kanë regjistrua­r një mesatare prej 108 kilometras­h për ndeshje, por kjo e dhënë nuk tregon plotësisht të vërtetën. Gatuzo ka të paktën gjashtë futbollist­ë me mbi 3500 minuta në këmbë dhe pas Kesit, tani është radha e Susos dhe Rodrgiezit që po manifestoj­në shenja të qarta lodhjeje. Shpresa është që të mos e pësojnë si Romanjoli, i cili luante prej tri ndeshjesh i fashuar. Me ende shtatë ndeshje në kampionat dhe një finale për të luajtur, gjithçka do të varet nga aftësia e Gatuzos për të rigjenerua­r lojtarët kyçë, me Kesin që vazhdon të vrapojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania