Panorama Sport (Albania)

Milan, presidenti Li e do yjor

Jonghong Li, letër e hapur për 1- vjetor: Punoj për të qenë elitarë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

je u mbush plot një vit që Milani kaloi në duart e presidenti­t Jonghong Li. Përveç milionave të shpenzuar, manjati kinez nuk është dalluar për deklarata të forta apo polemika. Pavarësish­t pozicionit të tij mediatik, Mr.Li u ka dërguar një letër të hapur tifozëve milanistë ku ka thënë se: "Një vit më parë merrja Milanin dhe që nga ai çast kanë ndodhur shumë gjëra. Me shumë pasion, finalizova investimin më të madh financiar në historinë e klubit, duke i dhënë jetë një skuadre të re, të talentuar dhe me shumë ambicie". Duke "harruar" Montelën, presidenti ka përmendur si lider të së ardhmes pikërisht Xhenaro Gatuzon: "Rino është një trajner shumë pasionant dhe me karizëm. Ai gëzon vlerësimin tim të pakushtëzu­ar dhe i siguroj se ka mbështetje­n e drejtuesve dhe të të gjithë atyre që punojnë për Milanin, pa harruar edhe besimin e tifozëve milanistë nëpër botë". Nëpërmjet letrës së tij, presidenti përfitoi nga rasti për të theksuar edhe një herë të gjitha sforcot e tij për projektin kuqezi, për të cilin sqaroi: "Me siguri që kemi ende rrugë për të bërë dhe ajo është e gjatë, por gjithashtu ju siguroj, se po i përkushtoh­emi Milanit me të gjithë energjitë tona, për të kthyer klubin sa më shpejt në elitën europiane. Teksa

festoj vitin e parë si president, jam i vetëdijshë­m që ky është vetëm fillimi i projektit tim. Stabilitet­i i klubit është synimi im i radhës dhe ju siguroj se këtë projekt do ta çoj përpara, gjithnjë dukë kërkuar ekselencën. në çdo aspekt". Fjalët e fundit të letrës së Li kishin lidhje me tifozët,

për të cilët nuk mungoi dedikimi i përveçëm: "Pasioni juaj, i yni, do të jenë frymëzim i përditshëm në punën tonë. Yjet janë destinacio­ni ynë. Duke ju falënderua­r për mbështetje­n ndaj skuadrës, uroj që së bashku të arrijmë gjëra vërtet speciale. Forca Milan!".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania