Panorama Sport (Albania)

“Robbery”, rinovimi deri në 2019-ën

eteranët të kënaqur edhe me kushtet e reja të kontratës së re, duke pranuar ulje page

-

Një lajm shumë i gë zueshëm vjen për të gjithë tifozët e Bajernit. Pas kualifikim­it në gjysmëfina­le të Championsi­t, tani duket se ka ardhur koha e rinovimit për dy ikonat e skuadrës. Arjen Roben dhe Frank Riberi do të jenë me shumë mundësi pjesë e skuadrës edhe për një sezon. Pas shumë muajsh zvarritjej­e nga drejtuesit e klubit, duket se ata janë bindur për të nënshkruar përsëri me dyshen "Robbery". Një rol të rëndësishë­m luajti edhe trajneri Hejnkes, që ishte gjithmonë në mbështetje të lojtarëve. Hejnkes shumë herë shprehu dëshirën e tij për të mbajtur në skuadër veteranët që kanë kontribuar shumë për skuadrën. Ndonëse ishte disi i vështirë menaxhimi në disa faza të kampionati­t, pasi lojtarët gëzojnë një ego të madhe dhe shumë herë pritja i bënte nervozë. Frank Roberi - Erdhi te Bajerni në vitin 2007 nga Marseja për shumën e 30 milionë eurove, ku kishte luajtur për dy sezone. Falë shpejtësis­ë së tij dhe teknikës së lartë, Uli Hënes e kërkoi me ngulm francezin që ka zhvilluar deri tani 380 ndeshje me bavarezët dhe ka shënuar 117 gola. Riberi ka fituar 8 tituj kampion, pesë herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Champions-in. Arjen Roben - Erdhi nga Reali në vitin 2009 dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishë­m të klubit gjerman. 35- vjeçari ishte heroi në sezonin e tripletës në vitin 2013, kur shënoi golin e fitores ndaj Borusias së Dortmundit në triumfin 21. Holandezi pritet të firmosë gjithashtu deri në 2019- ën. Edhe pse asgjë zyrtare, thuhet se lojtarët kanë pranuar një kontratë të re, ndryshe nga ajo e mëparshmja duke pranuar reduktimin e pagës dhe stolin më shpesh. Veteranët kërkojnë të mbyllin karrierën në Mynih dhe do të luftojnë për të fituar Champions-in për herë të fundit me klubin bavarez në sezonin aktual.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania