Panorama Sport (Albania)

Zambrota: Juve, ishte penallti! Dua të drejtoj një ditë Shqipërinë

erisha dhe Strakosha më pëlqejnë, por ysaj më shumë

- JETON STAMOLLA

Një nga heronjtë e Berlinit, kampio ni i botës me Italinë në Botërorin 2006, zbarkon në Shqipëri. Xhanluka Zambrota ka pak nevojë për prezantime, sepse karriera e tij flet qartë për të. Ikonë dhe kampion Italie me Juventusin e Milanin, por edhe një Superkupë Spanje me Barcelonën... Në eventin e organizuar dje në Tiranë, nga "Heineken", ish-ndihmësi i Fabio Kapelos deri pak ditë më parë, në Kinë, në radhët e skuadrës së Jiangsu "Suning", tregoi gatishmëri­në për t'iu përgjigjur pyetjeve të "Panorama Sport", duke folur jo vetëm për temën më të nxehtë të momentit, si rasti i penalltisë së Benatias në çerekfinal­en e Ligës së Kampioneve, mes Realit të Madridit dhe Juventusit, por në të njëjtën kohë ai u ndal edhe te mundësia për të zbarkuar në Shqipëri, duke qenë se u përfol si një ndër kandidatët për të marrë stolin e përfaqësue­ses së Shqipërisë, përpara Kristian Panuçit. Në të njëjtën kohë, ai tregoi se njeh mjaft mirë disa prej yjeve të përfaqësue­ses kuqezi, që aktivizohe­n në Serinë A.

Xhanluka, besojmë se nuk mund të linit pa parë një ndeshje madhështor­e si Real Madrid- Juventus. Si ish-mbrojtës, cili është mendimi juaj në lidhje me kontaktin Benatia- Vazkez, që eliminoi bardhezinj­të?

Ishte një mëkat për Juventusin, për mënyrën sesi doli nga Champions-i. Pastaj, futbolli është edhe ky! Disa herë të dhuron emocione pozitive, por fatkeqësis­ht edhe negative. Për mua ishte sigurisht penallti.

E prisnit një Bufon kaq agresiv ndaj arbitrit në momentin e penalltisë?

Xhixhin kam shumë vite që e njoh dhe natyrisht që ajo skenë e tij duhet kuptuar. Në fushë nuk duhet kuptuar vetëm personi, por edhe gjendja psikologji­ke. Për të, me siguri ka qenë shansi i fundit për të synuar Champions-in, ndeshja e fundit që ka luajtur në këtë turne, prandaj mund ta kuptoj nervozizmi­n e tij, edhe pse ishte situata që ndikoi.

Duke mbetur te Champions-i, cila është skuadra që mund të fitojë këtë turne, ose më saktë, cila mund të rivalizojë këtë Real gjithmonë e më shumë favorit, pas kualifikim­it?

Reali nuk diskutohet, ash-

tu sikurse edhe Bajerni i Mynihut, pasi janë dy skuadra madhështor­e. Por mua më pëlqen shumë edhe Liverpuli, për gjërat që ka bërë në këtë sezon. Pastaj, është Roma, një surprizë e madhe e këtij sezoni, ndaj mendoj se deri në fund na pret një Champions shumë i ekuilibrua­r.

Ju keni luajtur edhe dy vite me Barcelonën. Si mund ta shpjegoni atë që ndodhi

me Romën?

Është e vështirë për ta kuptuar, por ndoshta ishte uria e madhe e Romës që bëri diferencën. Thjesht nuk kishte ndeshje, pasi Roma e dominoi në çdo aspekt.

Si ish-milanist gjithashtu, besoni se ata mund të arrijnë zonën Champions sivjet?

Fillimisht dua të them se Gatuzo po bën diçka fantastike. Për sa i përket zonës Champions, mund të them se dy ndeshjet e fundit, RomaBarcel­ona dhe Real MadridJuve­ntus, treguan se asgjë nuk është e pamundur në futboll. Prandaj, duhet të luftojnë dhe besojnë deri në fund.

Si ish-kampion bote, si e vlerësoni faktin që "axurrët" mbeten jashtë Botërorit?

Nuk ndodh gjithmonë që të shohësh jashtë Botërorit Italinë, por natyrisht që të gjithëve na vjen keq. Gjithsesi, ky ishte një sinjal se ndoshta ka ardhur koha që të nisim një cikël nga e para.

Italia është jashtë Botërorit dhe ende nuk ka një trajner të konfirmuar në krye. Mendoni se Xhani De Biazi mund të marrë drejtimin e "axurrëve"?

Nuk e di nëse mund të jetë një ndër emrave që mund të drejtojë Italinë. Natyrisht që ai është një trajner me shumë eksperienc­ë, siç e tregoi edhe në stolin e Shqipërisë. Besoj se mund të jetë i aftë për këtë detyrë, por nuk kam dëgjuar se mund të jetë mes kandidatëv­e për të stërvitur kombëtaren tonë.

Fakti që Kombëtarja shqiptare ka treguar një lidhje të fortë me trajnerët shqiptarë, donim të dinim a keni marrë ndonjëherë një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi emri juaj u përfol në median tonë si një ndër kandidatët postDe Biazi?

Jo, realisht nuk kam marrë asnjë ofertë nga Shqipëria.

Por a do të pranonte Zambrota një ofertë nga Kombëtarja jonë, pse jo edhe nga ndonjë klub shqiptar? Do të pranonit në rast të një oferte?

Ndoshta, por fillimisht duhet të më bëjnë ofertën.

Në Serinë A luajnë disa lojtarë shqiptarë. Cili prej tyre i ka bërë më shumë përshtypje Zambrotës?

Unë di të them se më kanë mahnitur dy portierët tuaj, Etrit Berisha që luan tKe Atalanta dhe Thomas Strakosha i Lacios. Janë realisht dy talente të mëdhenj, por mbi të gjithë më pëlqen Elseid Hysaj i Napolit. Hysaj është një lojtar jo vetëm shumë i zoti, por në të njëjtën kohë e ndjek shpesh, duke qenë se ka mundësinë me Napolin që të tentojë edhe titullin kampion.

Pikërisht beteja për titullin, sipas jush, cili e fiton atë, Juventusi apo Napoli?

Diferenca për momentin është e pakët, ndaj gjithçka mund të ndodhë. Unë besoj se çështja e titullit është ende e hapur.

 ??  ?? Zv.kryeredakt­ori i "Panorama Sport", Jeton Stamolla dhe Xhanluka Zambrota
Zv.kryeredakt­ori i "Panorama Sport", Jeton Stamolla dhe Xhanluka Zambrota
 ??  ?? Zv.kryeredakt­ori i "Panorama Sport", Jeton Stamolla dhe Xhanluka Zambrota
Zv.kryeredakt­ori i "Panorama Sport", Jeton Stamolla dhe Xhanluka Zambrota
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania