Panorama Sport (Albania)

Tirana, ja blerjet që duhen për të bindur Ze Marian

Nga porta në sulm, synohen dublantë dhe më shumë përvojë

- ADELA MERKO

Ze Maria është gati të qëndrojë te Tirana, por që të shkojë deri te firma, ka vendosur kushte. Ai do titullin dhe rrjedhimis­ht presidenti Refik Halili duhet që ndërtojë një grup që mund të masë forcat me Skënderbeu­n, Kukësin, Partizanin apo edhe Flamurtari­n. Dhe po t'i hedhësh një sy organikës së bardhebluv­e, mund ta kuptosh fare mirë se ku duhet të ndërhyhet. Ndaj le t'i marrim repartet me radhë.

PORTA

Gjithçka nis me portën, ku Ilion Lika jep pa dyshim garanci. Megjithatë, mosha e bën klubin që të mendojë edhe për pasuesin e tij. Ka dy elementë realisht premtues si Abibi apo Çali, gjithsesi për Kategorinë Superiore duhet një ekspert, që të ketë deri diku përvojën e Likës.

MBROJTJA

Në krahun e djathtë të mbrojtjes janë më shumë se të qetë, me Kërçikun dhe Dokën. Përveç se të talentuar, kanë edhe përvojë. Qendra e mbrojtjes ka vend për diskutim. Mjafton të shohësh "rrotacione­t" e vazhdueshm­e në 22 javë për ta kuptuar që Ze Maria nuk ka gjetur rehat. Larguan Uellisonin pasi nuk jepte siguri dhe morën Musën, por ky i fundit rezultoi një zhgënjim. Edhe pse kanë marrë ndeshje dhe minuta mjaftueshë­m në këmbë, as Turtulli, as Cake dhe Bishaj nuk kanë qenë stabël në 11she. Sigurisht që me 8 gola të pësuar deri në këtë fazë në inferiore kanë treguar që janë në rrugën e duhur dhe minimalish­t duhet të afrojnë një qendërmbro­jtës për të kompletuar pritshmëri­të. Emrat e përmendur më lart janë të rinj për të mbajtur peshën një sezoni të tërë dhe për të përballuar ca "mostra" të tipit Soue, Çani, Sukaj, Bushiç. Ndoshta ky është një sektor që ka nevojë për rishikime. Krahu i majtë gjithashtu është një çështje. Kanë një lojtar të afirmuar si Hoxhallari, i cili ka dhënë fakte që mund ta përballojë edhe elitën, por veç faktit që mund të shitet, është i paduruar. Dhe jo vetëm për të kompensuar mungesën e tij pas një pezullimi apo dëmtimi, por pse jo edhe për ta vënë disi nën presion, pasi momentalis­ht ai ndihet "pasha" në rolin e tij. MESFUSHA

Mesfusha është ndoshta reparti më i kompletuar, me Dajën e Karabecin që janë një garanci më vete. Maveje pastaj është një lojtar me shumë potencial, megjithatë Muguna si alternativ­ë ka dështuar. Kanë Vrapin e Qilimin, por dashur pa dashur u duhen më shumë rezerva për situatat e paparashik­uara. Një numër "10"

nuk do u bënde keq. Nëse dikur e bënte Merveili, Binguila e Muguna dolën "fiasko". SULMI Ngoo-Sentamu japin komoditet në sulm dhe golat janë dëshmia më e mirë. Por nëse u përsëritet historia e këtij fundsezoni, kur i pari u operua dhe i dyti është "arratisur", ndoshta duhet të mendojnë për një tjetër "bomber" alternativ­ë. Megjithatë, nuk duhet harruar se edhe Greca, Muçi, Halili, Çelhaka apo edhe Bardhi, kanë treguar se mund të mbajnë peshën e sulmit të kryeqyteta­sve, madje edhe në ndeshje të rëndësishm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania