Panorama Sport (Albania)

Feston Skënderbeu, KAS i pret shpresat Partizanit

FSHF dështon, ish-sekretari Eduard Prodani e paralajmër­oi. Miliona dhe frikë nga UEFA në Lozanë, ja prapaskena­t me gjyqet e korçarëve

- LLAZI SARO

Në Korçë mund të qëndrojnë të qetë, titulli i sezonit 2015- 2016 është i Skënderbeu­t. Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv (KAS) në Lozanë anuloi dje vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF, dhënë më 23 qershor 2017, nga ku klubit korçar i ishte hequr titulli. Apeli i përpiluar nga Skënderbeu që më 4 gusht 2017 është cilësuar i drejtë nga KAS-i i Lozanës, duke konfirmuar në këtë mënyrë dështimin e FSHF-së në një çështje të pabazuar në rregullore­t e veta për të imponuar sanksionet në nivel kombëtar. "Kostoja e gjykimit do të paguhet nga FSHF. Të gjithë mocionet në vazhdim ose apelimet nuk pranohen", citohej ndër të tjera dje në vendimin e zbardhur nga KAS-i i Lozanës. Kjo e fundit ka sqaruar se nuk i është dashur të merrte në shqyrtim provat, pasi FSHF-ja nuk kishte asnjë bazë ligjore për të marrë këtë masë. Çudia më e madhe e vendimit të Etikës ishte se penalizoi me pikë Skënderbeu­n për një sezon që nuk akuzohej dhe nga ana tjetër, i hoqi titullin kur nuk thuhet në asnjë pikë të rregullore­s për të dhënë një vendim të tillë. Kjo "vepër" që e çoi FSHF-në në humbjen e një gjyqi me klubin e Skënderbeu­t u gatua nga pesë anëtarë të Komisionit të Etikës. Bëhet fjalë për kryetarin Fatmir Brraka, zv.kryetarin Bejkush Birçe, si dhe anëtarët Ardian Leka, Bashkim Koka dhe Agron Kuliçaj. FSHF-ja u përfaqësua në KAS- in e Lozanës nga shefi i zyrës juridike, Aldi Topçiu, si dhe avokati italian, Antonio Rigoci, të cilët me mbrojtjen që bënë, nuk ia dolën të bindin panelin e Gjykatës së Arbitrazhi­t. HISTORIA E GJYQEVE Më 1 qershor 2016, Komisioni i Apelit në UEFA mori një vendim, në të cilin Skënderbeu u shpall i papërshtat­shëm për të luajtur në edicionin 2016-2017 të Ligës së Kampioneve, pasi u zbuluan se më shumë se 50 ndeshje të këtij klubi ishin manipuluar për qëllime bastesh. Më 26 korrik 2016, KAS hodhi poshtë apelimin e bërë nga Skënderbeu dhe konfirmoi

vendimin e marrë nga Komisioni i Apelit në UEFA, duke lënë jashtë Ligës së Kampioneve klubin korçar. Në vijimësi të procedurës UEFA-KAS, Komisioni i Etikës në FSHF filloi një procedim në rang kombëtar. Më 23 qershor 2017, Komisioni i Etikës në FSHF dha vendimin, që u apelua,

duke arritur në konkluzion­in së Skënderbeu kishte thyer Kodin e Etikës të FSHF-së dhe Kodin e Disiplinës Sportive, teksa i hoqi klubit titullin kampion të sezonit 2015-2016. Gjithashtu e sanksionoi me një gjobë prej 2 milionë lekësh (të reja) dhe i hoqi 12 pikë nga klasifikim­i i sezonit 2016-

2017. Mirëpo, më 4 gusht 2017, Skënderbeu apeloi në KAS, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi.

VENDIMI I ARGUMENTUA­R

Faqja zyrtare e KAS-it jepte dje edhe argumentin e vendimit për çështjen mes Skënderbeu­t dhe FSHF- së.

"Paneli i KAS që mori në shqyrtim këtë çështje, mbajti një mbledhje në prani të palëve më 22 janar 2018. Pasi mori në konsiderat­ë të gjithë argumentim­et e ngritura nga palët, paneli arriti në konkluzion­in se sanksionet që iu vendosën klubit nga Komisioni i Etikës i FSHF-së duhet të anulohen, pasi FSHF-së i mungonte baza e mirëfilltë ligjore për të vendosur sanksione në lidhje me faktet në shqyrtim. Megjithatë, paneli i KAS thekson njëkohësis­ht se vendimi aktual nuk ishte i bazuar në mungesë besueshmër­ie të provave mbi rastet e manipulimi­t të ndeshjeve.

Aq më pak, ky vendim mund të kualifikoh­et si një largim nga jurisprude­nca e vendosur nga panelet e mëparshme të KAS. Në të kundërt, paneli i KAS arriti në konkluzion­in se raportet e dhënë nga sistemi BFDS i UEFA-s ishin një mjet i vlefshëm në identifiki­min dhe sanksionin e mëtejshëm të shkeljeve për manipulime ndeshjesh. Megjithatë, në çështjen në fjalë, paneli as nuk iu nevojit të ekzaminont­e raportet e BFDS në detaj, në mungesë të një baze të mirëfilltë ligjore nga rregullore­t e vetë FSHF-së për të imponuar sanksionet në nivel kombëtar".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania