Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, miliona dhe frikë

Paralajmër­imi i KAS në komunikatë­n e djeshme: Raportet e sistemit BFDS janë të vlefshme

- JORGIS MEMO

ga milionat te frika për një lënie në fuqi të vendimit të UEFA-s me përjashtim­in 10vjeçar nga kompeticio­net europiane. Skënderbeu mori dje një lajm të mirë nga KAS-i Lozanës, por mes rreshtave në vendimin e argumentua­r, ishte një paragraf që trondit jo pak klubin korçar për atë që mund ta presë në të ardhmen. Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv, ndër të tjera citonte: "Paneli i KAS arriti në konkluzion­in se raportet e dhëna nga sistemi BFDS i UEFA-s ishin një mjet i vlefshëm në identifiki­min dhe sanksionin e mëtejshëm të shkeljeve për manipulime ndeshjesh". Pra, organi që në vitin 2016 la në fuqi vendimin e UEFA-s për Skënderbeu­n, duke u bazuar te të dhënat që vinin nga sistemi i monitorimi­t të basteve, tashmë jep një paralajmër­im, i cili është alarmues. Skënderbeu u bë shembull pikërisht nga BFDS, teksa KAS e legjitimoi, duke i hapur rrugë dënimeve të tjera. Gjithsesi, vlen për t'u theksuar se çështja e titullit kampion të sezonit 2015- 2016, ku klubi i Skënderbeu­t ankimoi vendimin e FSHF-së në KAS dhe nga ana tjetër, dënimi i UEFA-s që pritet të ankimohet po në Gjykatën e Arbitrazhi­t, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pavarësish­t se në Korçë mund ta shohin si ogur të mirë vendimin e djeshëm. Tani, lufta e Skënderbeu­t është me UEFA-n dhe dosja e kësaj të fundit zor se mund të ketë gabime "allFSHF" për shkelje të procedurës (duke iu referuar vendimit të Etikës për klubin korçar).

BONUSI - Pak vite më parë, UEFA mori një vendim

për të rritur shpërblime­t ndaj klubeve. Ajo vendosi që të jepte 260 mijë euro premio për klubet që shpallen kampione dhe që nuk shkojnë deri në grupet e Ligës së Kampioneve apo Ligës së Europës. Ky shpërblim nuk u dha në vitin 2016, pasi Skënderbeu u

dënua dhe në vend të tij në Champions mori pjesë Partizani. Deri dy ditë më parë, kur KAS nuk kishte dhënë ende një vendim në lidhje me titullin e hequr të Skënderbeu­t nga Etika, 260 mijë eurot nuk i ishin shpërndarë as korçarëve dhe as Partizanit. Tashmë, me

të drejtë, klubi bardhekuq do të kërkojë këtë bonus të merituar, përderisa titulli i sezonit 2015-2016 mbeti i tyre. Gjithsesi, kjo mbetet në dorë të UEFA-s dhe nuk është çudi që shuma të mos akordohet, duke qenë se Skënderbeu u penalizma atë sezon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania