Panorama Sport (Albania)

Daja: Ëndrra vazhdon, nuk kemi aleatë

"Një bonus psikologji­k, lojtarët janë gati për Europën"

- LLAZI SARO

onferenca e sotme nis me një lajm shumë pozitiv për klubin dhe gjithë qytetin me vendimin e KAS për njohjen e titullit të Skënderbeu­t të sezonit 2015-2016". Kështu e ka nisur konferencë­n e djeshme për mediat para ndeshjes së radhës kundër Kamzës, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, i cili pasi është ndalur tek ajo çka do të sjellë më vete ky vendim, ka folur edhe për sfidën e radhës dhe për titullin që pritet të fitojnë sërish korçarët. "Ajo që ka ndikuar negativish­t është dënimi i UEFA- s. Ndërsa, vendimi i fundit është bonus psikologji­k. Sot, me këtë vendim ëndrra e lojtarëve bëhet realitet që të paraqitemi në kompeticio­net europiane po kaq suksesshëm", tha ndër të tjera Daja gjatë konferencë­s.

Daja, sa do ta ndihmojë ky vendim Skënderbeu­n në çështjen tjetër që ka të hapur ndaj UEFA-s?

Këto janë çështje që diskutohen me avokatinë e klubit dhe nuk më takon mua që të bëj komentin. Por, ky rezultat pozitiv që ka bërë kjo gjykatë fakti siç është KAS do të thotë që është një ogur pozitiv edhe për vazhdimësi­në.

Po në aspektin sportiv, si do të ndikojë ky vendim?

Ne e kemi thënë që pas atij vendimi që dha komisioni i UEFA-s, ndikoi dukshëm në lojë. Kjo do të jetë një element bonus dhe do të shpresojmë për një vazhdimësi shumë pozitive për të bërë atë që kemi bërë deri sot.

Dy lajme të

mira,

Prokuroria e Tiranës dhe KAS si do të ndikojnë tek ekipi?

Ajo që ka ndikuar negativish­t është dënimi i UEFA-s. Ndërsa, vendimi i fundit është bonus psikologji­k. Sot, me këtë vendim ëndrra e lojtarëve bëhet realitet që të paraqitemi në kompeticio­net europiane po kaq suksesshëm.

Cila është ëndrra?

Të arrijmë të bëjmë maksimumin edhe këtë sezon në Europë. Ne do të vijojmë që të jetojmë këtë realitet, por edhe ta çojmë përpara, duke arritur maksimumin.

Kthehemi te kampionati,

është Kamza kundërshta­ri i radhës…

Ne jemi në një pozitë të mirë në krye të klasifikim­it, por në një moment kur një ekip ndryshon trajnerin është motivimi maksimal i lojtarëve, të cilët do të mundohen të japin më të mirën e tyre. Kjo do të thotë se do të duhet të jemi të përqendrua­r për të bërë më të mirën. Me Kamzën kemi marrë dy barazime dhe një fitore kështu që mendojmë se pavarësish­t gjendjes pozitive, pas spektaklit në Vlorë të djersitim për të vijuar serinë pozitive në kampionat.

Shumë ekipe i kanë sytë nga Skënderbeu. Sa ndershëm do të luani deri në fund?

Unë do të thosha që nuk ka asnjë lloj dyshimi sepse Skënderbeu është paragjykua­r dhe më pas të gjithë ata që e kanë parë ndeshjen dhe jo ata që kanë qëndruar nëpër kafe dhe e kanë analizuar më pas, kanë dalë në mendimin që Skënderbeu luan futboll të pastër dhe kjo është merita jonë. Duke mos pasur aleatë, vlerësojmë gjithkënd.

Çfarë do ju thoni lojtarëve sot?

Atë që u kam thënë gjithmonë. Ne duhet të fokusohemi te fusha dhe të marrim maksimumin. Kjo për shkak se në momentin që ne mund të ulim përqendrim­in, do të dalë dikush që do të na paragjykoj­ë. Unë e hapa sot konferencë­n me urimin për vendimin e KAS dhe jo më kot. Pasi ky qytet meriton gjithçka.

Sa do të jetë diferenca në fund të sezonit?

Ne ndeshjet i kemi parë hap pas hapi dhe do të mendojmë vetëm për tri pikët me Kamzën për të parë më pas se çfarë bëjnë ata që vijnë pas. Nuk na intereson diferenca, por ajo që ne duhet të fitojmë titullin kampion.

Do të kemi marsh të lartë këtë takim për shkak të këtij vendimi?

Ne marshin e kemi pasur gjithmonë maksimal përveç ndeshjes me Vllazninë që ishte takimi menjëherë pas vendimit. Çdo ekip nuk mund të ketë një formë në të gjithë kampionati­n, por besoj se forma optimale është një prezencë mbi mesataren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania