Panorama Sport (Albania)

Kastrioti në festë, Nikaj: Jemi si familje

Trajneri i krutanëve: Kemi merituar gjithçka, ishte viti ynë

- LIRIDON PASHA

Kastrioti pret të fes tojë sot pas ndeshjes me Besëlidhje­n. Një fitore ndaj lezhjanëve i siguron matematiki­sht ngjitjen në Superiore skuadrës krutane. Një rikthim pas katër vitesh mungesë. Të gjithë në Krujë po bëhen gati për festën e sotme.

Nikaj

Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" në lidhje me sfidën e sotme dhe të ardhmen, trajneri i skuadrës, Samuel Nikaj shprehet: "Sinqerisht po e prisnim prej kohësh këtë ditë. Pasi ia kemi bërë hyzmetin që në ditën e parë të fillimit të sezonit. Me përkushtim maksimal kemi zhvilluar një sezon relativish­t të mirë. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen ndaj Besëlidhje­s dhe shpresoj që të kemi edhe pak më tepër mbështetje nga tifozët tanë. Kur u mblodhëm në korrik, ishim një grup marinarësh që zbritëm nga anije të ndryshme, por që u mblodhëm së bashku në këtë anije ku kemi kapërcyer një det, i cili mendoj se ka pasur shumë dallgë. Megjithatë, ne kemi arritur që gjatë këtyre vështirësi­ve të bëhemi një familje, ku gjithsecil­i ka respektuar shkallën e hierarkisë. Kemi pasur një motiv që çdo ndeshje e kemi trajtuar si finale dhe nuk kemi qëndruar duke bërë bilance pikësh dhe besoj që deri më tani na ka ecur mjaft mirë", tha Nikaj. Ndërsa, në lidhje me planet për elitën, tekniku u shpreh: "Kjo pjesë u takon drejtuesve për të vendosur, pastaj mua. Unë shpresoj që ta mbyllë në mënyrë dinjitoze këtë kampionat, shpresojmë që të bëjmë një finale dinjitoze edhe me Tiranën, pasi dihen vlerat e saj dhe më pas të vendosim për të sezonin e ri", përfundoi prononcimi­n e tij trajneri i Kastriotit Samuel Nikaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania