Panorama Sport (Albania)

Partizani-Erzeni, finalja për titullin kampion

Shijakasit synojnë titullin pas 20 vitesh, eliminon Studentin

- ARTIN LLESHAJ

artizani dhe Erzeni do të jenë dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për fitimin e titullit kampion. Dy skuadra që kanë dominuar kampionati­n si në rezultatet e arritura, por edhe ndeshjet e zhvilluara, nuk sollën surpriza në ndeshjet e tyre gjysmëfina­le, pasi i kanë fituar të dyja takimet kundër kundërshta­rëve, përkatësis­ht ndaj Tiranës dhe Studentit. E para që e preu biletën e finales ishte skuadra e Erzenit, e cila e zhvilloi takimin në të njëjtën orë me ndeshjen tjetër gjysmëfina­liste, atë të derbit kryeqyteta­s Tirana - Partizani, të cilat u zhvilluan në pallatin e sportit "Asllan Rusi" dhe sallën sportive "Fahrie Hoti".

NDESHJA NË "ASLLAN RUSI" - Erzeni ka prerë biletën e finales pasi fitoi 3-0 ndaj Studentit në gjysmëfina­len e dytë, duke fituar 2-0 me ndeshje dhe bëhet finalistja e parë. Një fitore të merituar të ekipit që drejtohet nga trajneri Arben Sako, mund ta konsideroj­më fitoren e shijakasve, të cilët e dominuan ndeshjen dhe e rikthyen ëndrrën e para 20 viteve, kur kjo skuadër arrinte majat e volejbolli­t shqiptar. Seti i parë nisi me pikën e parë të Erzenit dhe loja ka rivalitet pas disa barazimeve 5-5, 10-10, 15-15 e më pas lojën në dorë e kanë lojtarët e përvojës, të cilët i përkasin skuadrës shijakase, duke e mbyllur setin e parë 25-17 në fitim të tyre. Në setin e dytë, rivaliteti i skuadrës studentore shtohet dhe tashmë shijakasit nuk e kanë më të lehtë si në setin e parë. Bajrami, Xhebrahimi e Kola luajnë bukur me sulme të organizuar­a nga lojtari i lirë dhe me goditjet e forta pranë bllokut kundërshta­r nga ana e Xhebrahimi­t, që përfundojn­ë me pikë. Kryeqyteta­sit rivalizojn­ë

dhe kërkojnë fitoren, por në momentet e fundit janë miqtë ata që shkëputen e fitojnë 2522. Kjo pamje nuk ndryshon as në setin e tretë, me gjithë përpjekjet e fundit të Studentit, që nuk japin ndonjë rezultat. Në më të shumtën e kohës, lojtarët e Studentit

dukeshin si të përgjumur dhe bënin gabime amatoreske. Kështu, skuadra e Erzenit fiton 25-20 edhe setin e tretë dhe të gjithë takimin 3-0, duke u kualifikua­r kështu për në finalet e "play-off"-it.

DERBI KRYEQYTETA­S "SKUQET" PËRSËRI - Partizani

është skuadra e dytë finaliste e "play-off"-it në volejboll për meshkuj, pas një fitoreje të vështirë këtë radhë ndaj Tiranës, ku "demat e kuq" fituan 3-1. Lojtarët që drejtohen nga trajneri me mjaft përvojë në kampionate­t tona të volejbolli­t, Ylli Tomorri,

korrën dje në mbrëmje fitoren e dytë ndaj Tiranës, në gjysmëfina­le. Derbi kryeqyteta­s ishte më i bukur se ai i 3 ditëve më parë, sepse bardheblut­ë u përpoqën të befasojnë skuadrën e Partizanit, madje duke fituar edhe në setin e parë. Ku më të mirët në ekipin

e Tiranës gjatë këtij seti ishin Ferhati dhe Gaxiri. Por, vetëm kaq nuk mjaftoi, pasi Partizani arriti të përmbysë shifrat në tri setet e tjera, ku më të mirët për të kuqtë ishin Troka, Medenica dhe Milosavlje­viç. Kemi një Tiranë që e nis bukur me setin e parë të fituar 25-21 dhe një Partizani që zgjohet në setet e tjera, 25-19, 25- 19 dhe 25- 18, ku Tirana nuk ka më forcë ta rivalizojë. Kështu, Partizani duke korrur fitoren e radhës, shkon në finalen për titullin kampion. Partizani do të luajë ndaj Erzenit, në finalet që do të nisin javën e ardhshme.

 ??  ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar fitoren e djeshme
Lojtarët e Partizanit duke festuar fitoren e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania