Panorama Sport (Albania)

Ndali Interin, Berisha: Fitoren na e mohoi Handa

Perisiç shpërdoron, shqiptari u pret "gjithçka" milanezëve

- Përgatiti: LEDIO NASE

Baraspeshë në rezul tat 0-0, por jo në lojë: një pikë që vlen më shumë për Atalantën për të qëndruar në grupin e "aspirantëv­e" për Ligën e Europës, sesa Interit. Sfida mes dy skuadrave të angazhuara me ndjekjen e "trenit" që siguron një vend në Europë për sezonin e ardhshëm përfundon pa gola: drejt skenës më prestigjio­ze, miqtë që duan një nga 4 vendet e para të renditjes për të fituar pjesëmarrj­en në Ligën e Kampionëve; më pak "fisnike" ëndrra e vendësve, që nëse do kualifikoh­eshin për vitin e dytë radhazi në Ligën e Europës, do përmbushni­n një "mrekulli" të vërtetë sportive.

GRINTË E RITËM - Spaleti e nisi sfidën me dy ndryshime: Borha Valero e nisi nga minuta e parë si "regjisor" (në vend të Vesinos, favorit deri përpara startit të ndeshjes), përpara mbrojtjes së ndërtuar nga D'Ambrozio- Santon. Kandreva, jo në formë optimale, e nisi nga pankina duke i lënë vendin Kanselos në krahun e djathtë (ku pritej të luante Rafinja, që u zhvendos në pozicionin e zakonshëm si fantazist). Xhian Paolo, me Etrit Berishën në portë, nuk pati të gatshëm Petanjën e Spinacolën. Përballja premtonte spektakël (ndoshta jo të nivelit elitar, por…) dhe i qëndroi besnik kësaj linje: start plot grintë i Atalantës, që fraksionin e parë mbyll Interin në gjysmëfush­ën e tij. Dy raste për gol në dy minuta për bergamaskë­t: fillimisht Kristante gjen Gomezin që dërgon topin jashtë (por jo larg) portës, e më pas D'Ambrozio shkon pranë "gafës" me një kthim të gabuar, kur ishte minuta e 9-të, që nis Barroun drejt portës së zikaltërve: Handanoviç del me shpejtësi dhe zgjidh një situatë të rrezikshme. Disa çaste më pas është Kaldara që i ndërlikon punën Berishës: pasim i gabuar i mesfushori­t bergamask, Ikardi përpiqet të përfitojë e portieri shqiptar "imiton" homologun slloven. Etriti shpëton të tijtë nga një tjetër rrezik në të 31- tën: Perisiç shërbehet nga Rafinja, hyn në zonë dhe godet me të majtën, por Berisha grushton topin mbi traversë. Atalanta lufton për çdo top të diskutuesh­ëm, duke mos e lejuar Interin të avancojë. Skuadrat, megjithatë, shkojnë në pushim me shifrat e ndalura në 0-0, pavarësish­t grintës së Atalantës ( në

veçanti me iniciativa­t e Gomez e Barrou: 4 raste të pastra për gol) dhe Interit që pëson presingun e bergamaskë­ve, por reagon në kundërsulm (për t'u përmendur dy shanset e Perisiçit).

SHUMË RASTE, 0 GOLA - Me rikthimin në fushë, Atalanta

ul ritmin dhe Interi "merr frymë" në 15 minutat e para. Bergamaskë­t nuk duken më ata të pjesës së parë dhe milanezët avancojnë dalëngadal­ë. Rafinja, përpara se t'i lëshojë vendin Ederit, shpërdoron një rast fantastik për të kaluar në avantazh pas pa-

simit të Ikardit. Momentet e fundit nuk ndryshojnë asgjë, vetëm vendosin në pah paaftësinë e interistëv­e për të shënuar për të tretën ndeshje radhazi. Spaleti kap momentalis­ht dy romanet në kuotën 60 pikë e shpreson në një 1-2 në derbin e sotëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania