Panorama Sport (Albania)

Cana ka recetën: Lacio, ja si fitohet derbi

“Tomas, xhevahir. Shqipëria kurrë portierë të tillë”

- OLSI TUJANI

Lorik Cana është një legjendë në disa kampionate të Europës. Në Itali e rikujtojnë si "luftëtar", ndërkohë që në Francë është ish- kapiteni legjendar i Marsejës. Por, në një intervistë për mediat italiane, ish- kapiteni i Shqipërisë nuk mund të mos komentonte edhe situatën që po kalon Thomas Strakosha, pas disfatës së pësuar ndaj Salcburgut si dhe përballjen derbi që do të luajë sot kundër Romës.

SALCBURGU - "Sigurisht që një humbje e tillë rrezikon që të rëndojë skuadrën. Nuk është gjithmonë shansi për të shkuar në gjysmëfina­let e Ligës së Europës për Lacion dhe ne kemi qenë pranë pesë vite më parë ndaj një kundërshta­ri edhe poshtë nesh si nivel. Por, nëse nuk do të kishte qenë ai arbitër… Për më tepër, që na mungonin edhe disa lojtarë kryesorë, mes tyre edhe Klose. Tashmë, në fakt u kuptua që kundërshta­ri është disi inferior, duke e mundur në përballjen e parë, por në fund u eliminuam. Dhe ky në fakt është një zhgënjim i madh. Unë kam luajtur tri herë në fazën çerekfinal­e, dy me Marsejën, por jam eliminuar gjithmonë. Megjithatë, i ruaj ato kujtime. Këtë herë ishte mëkat".

DERBI I KRYEQYTETI­T - "Është ndeshje e veçantë. Lacio është në një pozicion të mirë, është mes skuadrave protagonis­te në kampionati­n italian, një mes më të mirëve të paktën për këtë vit. Momentalis­ht, nuk shoh pse të ketë mungesë optimizmi dhe motivimi për të përgatitur ndeshjen. Humbja në Europë peshon, por tashmë duhet përqendrim për objektivin, për të arritur mes katër të parave. Lacio ka demonstrua­r se mund t'ia dalë. Diferencën në fund do ta bëjë ekipi që ka më shumë dëshirë dhe cila do të jetë më e përqendrua­r për objektivat. Nëse të gjithë do të besojnë te rezultati, Lacio mund të fitojë, edhe pse Roma po kalon një moment të mirë. Mjafton që të mendojnë të gjithë punën që kanë bërë deri më tani. Gjithashtu, do të jetë edhe motivimi më i madh: 'Olimpico' do të jetë plot me shumë lacialë".

MATURIA - "Në kampionat e ka treguar se është e tillë, por mungon siguria në Kupat e Europës. Kjo Lacio

nuk e ka maturinë në të tilla ndeshje. Ky grup të rinjsh nuk e ka. Ka lojtarë si Imobile apo Leiva që kanë eksperienc­ë në Europë, por grupi dhe kolektivi në total, nuk e kanë. Besoj se ata e pranojnë këtë gjë, e thonë dhe në fakt kanë të drejtë".

ÇIRO IMOBILE - "Pak e kanë besuar se do të arrijë këto numra të jashtëzako­nshëm golash. Është meritë e tij, e ambientit, e lojtarëve dhe e shoqërisë. Unë kam luajtur kundër Imobiles, por tani nuk është më i njëjti futbollist dhe ky është fat për Lacion. Duhet vetëm që të urojmë se do të jetë mirë deri në fund të sezonit".

TOMAS STRAKOSHA - "Është rritur shumë, sidomos sa i përket eksperienc­ës. Është djalosh i ri në moshë dhe momentalis­ht ai luan titullar me Lacion, duke qenë ndër më të përfolurit në kampionat. Besimi që i është dhënë nga Inzagi, nga ambienti dhe skuadra do të thotë që do të jetë i rëndësishë­m për një kohë të gjatë dhe të gjithë duhet të kuptojnë që kanë në duar një xhevahir. Jemi me fat dhe krenarë ne shqiptarët, që kemi dy portierë si Tomas Strakosha dhe si Etrit Berisha. Në Kombëtaren tonë nuk ka ndodhur kurrë kjo. Sipas meje, Lacio ka një prej dy apo tre portierëve më të fortë të Serisë A dhe që është vetëm 23 vjeç. Sigurisht, që ndaj Salcburgut në ndeshjen e kthimit mund të bënte më shumë, por nuk mendoj se djali duhet vënë në diskutim".

FJALIM PARA DERBIT - "Është vështirë të them se çfarë fjalimi mund të mbaj për lojtarët e Lacios përpara derbit, pasi nuk e njoh mjaftueshë­m si është ambienti aktualisht dhe djemtë. Unë vazhdoj që të ndjek jashtëzako­nisht shumë futboll dhe e vetmja gjë që mund të them, është që duhet të jenë krenarë ata djem, pasi po luajnë për një vend në Champions përballë një publiku që ka mbushur shkallët e stadiumit. Kur tërhiqesh, ashtu si tifozët edhe ti kërkon që të jesh në vendin e tyre në fushë. Nëse ata japin më të mirën e tyre, gjithçka do të shkojë mirë. Është një derbi thuajse vendimtar, si ai i tre viteve më parë. Shumë i rëndësishë­m", ka përfunduar Lorik Cana.

 ??  ?? Lorik Cana me dy portierët shqiptarë Strakosha e Berisha si dhe dy bashkëlojt­arë të bardhekalt­ërve kur mbrojtësi ka qenë pjesë e kryeqyteta­sve
Lorik Cana me dy portierët shqiptarë Strakosha e Berisha si dhe dy bashkëlojt­arë të bardhekalt­ërve kur mbrojtësi ka qenë pjesë e kryeqyteta­sve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania