Panorama Sport (Albania)

Teuta-Vllaznia, një “finale” mbijetese

Trajneri i Teutës karikon ekipin për sfidën e sotme

-

Teuta- Vllaznia është një finale mbijetese. Shkodranët janë 3 pikë mbi durrsakët dhe duan të mbajnë të njëjtën distancë për të qenë larg zonës së ftohtë. Diçka të tillë e ka theksuar edhe trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Ai thotë se skuadra duhet të japë gjithçka për të mos u larguar e humbur nga Durrësi, por mundohet...

Teuta kërkon të kthehet te fitorja pas barazimit me Luftëtarin në përballjen me Vllazninë, që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në "Niko Dovana". Trajneri Gentian Begeja, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", shfaqet optimist dhe beson se Teuta do ta mposhtë Vllazninë edhe me ndihmën e tifozëve. 44vjeçari e pranon se do të jetë një ndeshje e luftuar, por theksoi se Teuta kërkon vetëm fitoren për t'u ngjitur sa më parë në klasifikim.

Barazim- "Absolutish­t jo. Ne e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar. Në pozitat që jemi ne vetëm trepikëshi na bën punë, pra, me rezultat pozitiv kuptoj vetëm fitoren. Gjithsesi, futbolli i pranon të tria rezultatet, e rëndësishm­e është që skuadra të shprehet mirë si në javët e fundit dhe të zbatojë ato detyra që i kam dhënë gjatë kësaj jave në stërvitje. Barazimi i mban skuadrat afër, por për ne një pikë do të ishte hap fals lidhur me objektivin që kemi". Gjyqtarët- "Çdo skuadër ka të drejtat e veta, por unë mendoj se nuk ka pasur probleme në ndeshjet që ne kemi luajtur kundër tyre. Niveli i arbitrimit në Shqipëri është rritur në vitet e fundit, ndonëse ka vend për përmirësim. Ne jemi të qetë, nuk kemi asnjë pretendim, ne e presim me qetësi. Nuk vendosim ne, janë të tjerë ata që merren". Vllaznia- "Vllaznia ka një skuadër shumë të mirë me elemente cilësore. Për momentin që po kalon Sukaj, është lojtari që duhet pasur në konsiderat­ë, por ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm që duhet t'i kemi kujdes". Objektivi- "Nuk mendoj se kjo ndeshje vendos se kush qëndron në Superiore, pasi janë edhe 7 ndeshje përveç kësaj. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, pasi kundërshta­rët janë tepër të fortë. Ne dhe Vllaznia jemi prej kohësh në fund të tabelës, ndërsa tani është edhe Kamza. Është ndeshje tepër e rëndësishm­e". Latif- "Jemi me fat, pasi te ne kanë shënuar të gjithë, madje edhe Moçka. Latifi nuk është një sulmues pykë, ai në rolin natyral luan në krah. Por ky nuk është një problem, ne duhet të sakrifikoj­më të gjithë. Të japim më të mirën në fushë dhe pak rëndësi ka se kush shënon. Vështirësi­të e shënimit të golit nga reparti ofensiv i kemi pasur, por shpresoj që të zhbllokohe­t Latifi". D.Xhepollari

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania