Panorama Sport (Albania)

Guri merr topin me vete: Kombëtaren e kam ëndërr

“Topin ma dha gjyqtari, presidenti vendos të ardhmen time”

-

Sindrit Guri është heroi i Kukësit, pasi shënoi tre gola në portën e Partizanit dhe u largua në shtëpi me topin me vete të firmosur nga shokët e ekipit. Ai u shpreh për "SuperSport" se kjo ishte ndeshja e duhur, si dhe e pret shansin për Kombëtaren. Guri tregon rastin e kontaktit me portierin Hoxha dhe çfarë i tha trajneri pas ndeshjes.

Sindrit, a është kjo ndeshja juaj më e mirë në karrierë?

E vërtetë, mendoj se kjo ndeshje më erdhi në kohën e duhur. Këto gola ishin një shkëndijë të vazhdoj me këto ritme e të shënoj sa më tepër.

15 gola në kampionat dhe produkt i Superiores. Keni menduar të jeni pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e qershorit me kuqezinjtë?

E kam thënë gjithmonë, është ëndërr të përfaqësoj Kombëtaren. Nuk jam mërzitur pse nuk më ka thirrur më parë. Lam i gëzuar për 3 golat sot (dje), por dua të shënoj edhe në ndeshjet e tjera. Në mos 3, të paktën nga një për ndeshje, që kur të jem te Kombëtarja të jem në 100 për qind.

Topi me firmat e lojtarëve duket sikur ishte ndeshja e fundit dhe do largoheni nga Shqipëria...

Do flas me drejtuesit sepse jam ende nën kontratë dhe të dalim të gjithë të fituar. Edhe presidenti investon dhe edhe ai mund të përfitojë nga shitja ime. Topin e mori arbitri në fillim dhe më tha, "hajde ta marrësh." Këtë mora se nuk e kisha mendjen pas ndeshjes.

A të preku portieri Hoxha te rasti që pretenduat për penallti dhe çfarë të tha trajneri pas ndeshjes?

Me Hoxhën ishte një kontakt i lehtë, jo 100 për qind. Isha me shpejtësi dhe kisha nuk kisha manovrim tjetër për të bërë. Ndoshta kërcimi ishte i tepruar, dukej sikur nuk ishte, ndaj arbitri e mendoi ashtu. Mendoj se ishte penallti sepse nëse nuk do e ngrija këmbën, do e thyeja. Trajneri më tha se kisha mundësi të shënoja më tepër, por tha, ' ruaje për ndeshje të tjera'.

 ??  ?? Festa e skuadrës së Kukësit në dhomat e zhveshjes pas fitores 4-0 ndaj Partizanit
Festa e skuadrës së Kukësit në dhomat e zhveshjes pas fitores 4-0 ndaj Partizanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania