Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu pa mëshirë, Kamza ndihet e... vjedhur

Ahmataj debuton me humbje, pretendohe­t për një penallti

- LLAZI SARO

T' i shënosh dy herë Skënderbeu­t në Korçë nuk është e lehtë dhe të dalësh pa pikë nga një ndeshje të tillë është e vështirë për t'u pranuar dhe kjo është ana pozitive e debutimit të trajnerit Ahmataj në krye të stolit. Megjithatë, Kamza u dorëzua përballë të besuarve të trajnerit Daja, që patën oshilacion­et e tyre gjatë 90 minutave, megjithatë me eksperienc­ë arritën të siguronin një trepikësh të artë, duke hedhur një tjetër të sigurt drejt titullit kampion. Nga ana tjetër, Kamza duhet të bëjë llogaritë mirë në ndeshjet në vijim, pasi zona e ftohtë e rënies nga kategoria e kërcënon si asnjëherë më parë.

PJESA E PARË - Vendësit e nisin ndeshjen qetë dhe mundohen të luajnë me shumë pasime në mesfushë, por gjejnë një kundërshta­r të vendosur mirë, madje që edhe mundohet t'i rrezikojë me kundërsulm­e të shpejta. Plaku do të mundohet brenda zonës korçare me një gjuajtje në minutën e 10-të, por nuk është i saktë. Por, fati ndihmon gjithmonë më të mirin. Minuta e 16-të dhe Muzaka kroson pa shumë pretendime në zonën kundërshta­re nga një goditje këndi. Por, sfera e ndihmuar edhe nga era e fortë, merr një trajektore të rrezikshme dhe portieri Avdyli që nuk është në pozicion, nuk bën dot asgjë për të ndalur një top që ka kaluar vijën fatale. Disavantaz­hi u pret shpresave kamzalinjv­e dhe Skënderbeu hidhet në sulm për të shënuar edhe golin e qetësisë. Xhejms arrin të kontrolloj­ë një top në zonën e Kamzës dhe është shumë pranë vijës fundore, kur preket në shpatull nga Zguro. Aksioni ndodh para syve të kryesorit dhe ky i fundit akordon 11metërsh. Soue në minutën e 28-të nuk gabon nga pika e bardhë dhe dyfishon. Bardhekuqt­ë e konsideroj­në të fituar takimin dhe lëshojnë në lojën e tyre dhe lënë shumë hapësira, që shfrytëzoh­en nga miqtë. Zguro në minutën e 35-të përfiton nga një gabim në mesfushë dhe jep një asist për Rezin përballë portierit vendës gjuan saktë dhe shënon. Daja nxehet në stol, por skuadra e tij dukshëm nuk arrin të motivohet. Dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt, Zguro ekzekuton një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe e ndal sferën në rrjetë edhe pse Teqja mundohet

të grushtojë. Kjo bën që dy ekipet të shkojnë në dhomat e zhveshjes në shifrat 2-2.

PJESA E DYTË - Korçarët nuk mund të pajtohen me barazimin dhe hidhen me të gjitha forcat në sulm dhe u duhen vetëm tre minuta për të kaluar sërish në avantazh.

Minuta e 48-të dhe Muzaka kroson nga këndi, por lojtarët e Kamzës largojnë rrezikun. Topi shkon te Mici, i cili e kthen sërish në zonën mike dhe Osmani me kokë shërben për Xhejmsin, që po me kokë e ndal topin në rrjetë. Kaq mjafton dhe në minutat e

mbetura të takimit Skënderbeu menaxhon rezultatin, ndërsa Kamza e goditur psikologji­kisht nuk ka forcën e duhur për të goditur vendësit edhe pse në minutën e 86-të pretendon për një 11- metërsh, pas një prekje të topit me dorë nga Aliti brenda zonës.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti i golit të parë të Skënderbeu­t i shënuar nga Muzaka pas krosimit nga goditja e këndit
Momenti i golit të parë të Skënderbeu­t i shënuar nga Muzaka pas krosimit nga goditja e këndit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania