Panorama Sport (Albania)

“Mos i nënvlerëso, janë k...”, zbardhen SMS-të Takaj-Dervishi

Ofendon klubin e kuq para ndeshjes me korçarët

-

Klubi i Skënderbeu­t është revoltuar pa masë pas deklaratës së ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, dhënë në "Panorama Sport", ku thoshte ndër të tjera se korçarët janë simbol të trukimit dhe do ia hedhin çelësat në oqean. Dervishi ka qenë shumë i ashpër dhe pas vendimit të KAS-it për t'i kthyer titullin e vitit 2016 Skënderbeu­t, në një kohë që atë trofe e priste Partizani nëse Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv linte në fuqi dënimin për korçarët. Pas kësaj, klubi ka nxjerrë mesazhet që Dervishi i ka çuar Takajt pak ditë pas vendimit të UEFA-s për ta dënuar klubin me 10 vite përjashtim nga Europa. Në mesazhin e parë Dervishi e ngushëllon Takajn dhe i thotë se është pranë tij. Ndërkohë, pak ditë me vonë, para ndeshjes Skënderbeu- Partizani (luajtur më 24 shkurt në Korçë), Dervishi i çon sërish mesazh Takajt dhe i thotë se duhet të bëjë kujdes, sepse ata janë legena. Janë k..va... Ndërkohë, "Panorama Sport" ka siguruar mesazhet mes të dyve dhe i sjell ekskluzivi­sht për lexuesin. Ja biseda e plotë, ku përmendej edhe drejtori i departamen­tit të sportit në RTSH, Pano Xhixho, si regjisori që orkestroi dërgimin e letrave në UEFA kundër Skënderbeu­t. BISEDA NR 1, 16 SHKURT...

Dervishi: Të jam pranë në këtë moment të vështirë. Shpresoj ta kalosh me sukses. Raca jonë është më e keqe dhe bën dasmë për fatkeqësin­ë e tjetrit. Forca mos u dorëzo, të tjerët i kanë brenda në klub bastet! Ciao!

Takaj: Rrofsh, xhelozia e madhe!

Biseda nr 2, 20 shkurt... Dervishi: Të shoh se çfarë ekipi ke këtë javë. Po nuk fitove, vendosju gjobë!

Takaj: Po i mundim ata! Dervishi: Mos i nënvlerëso legenat. Futbolli ka rivalitet, por ka edhe burrëri. Ata janë kur*a fare. Letrat nga ata janë nis. Regjia, Pano Xhixho.

Takaj: Po e di! Dervishi: Kur është ndeshja?

Takaj: Të premten, në orën 18:00.

Ndërkohë, gazeta kontaktoi dje edhe me drejtorin e departamen­tit të sportit në RTSH, Pano Xhixho, për t'i marrë një reagim. "Gjithçka e kam bërë publike në emisionet e përjavshme në lidhje me çështjen ' Skënderbeu', nuk kam çfarë të them më tepër", tha shkurtimis­ht Xhixho.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e mesazheve të Dritan Dervishit dhe Ardjan Takajt
Faksimile e mesazheve të Dritan Dervishit dhe Ardjan Takajt
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania