Panorama Sport (Albania)

Flamurtari gjen fitoren, Lushnja bie matematiki­sht

Zhbllokohe­t serbi Nedeljkovi­ç, ndërsa Useini vulos triumfin

- ALBAN ALUSHI

Nga Lushnja te Lushnja. Në ka mpionat, Flamurtari ka gjetur frymëmarrj­en, pikërisht ndaj verdhejesh­ilëve, ndaj të cilëve siguroi trepikëshi­n e fundit, dy muaj më parë, më 18 shkurt. Fitore e arritur me nga një gol në çdo pjesë, nga Nedejlkovi­ç dhe Useini, të cilët e ngjisin skuadrën vlonjate në kuotën e 40 pikëve, vetëm dy më pak sesa Laçi dhe katër më pak sesa Luftëtari. Lushnja, me gjithë dëshirën për të reaguar, nuk gjen dot rrugën e rrjetës dhe duhet të mjaftohet me aktivizimi­n e lojtarëve nga ekipi i të rinjve, duke projektuar në avancë skuadrën që do të marrë pjesë në të Parën. Nga dje, është matematiki­sht pjesë e asaj kategorie dhe deri në fund, është vetëm spektatore e Superiores, megjithëse do të luajë edhe shtatë javë.

Pjesa e parë - Ky fraksion nis me një Flamurtar kërkues. Dominim në vendosje, më agresivë në duelet një për një dhe mbi të gjitha, më të qartë në manovrën sulmuese. Goli nuk do të vonojë dhe do të jetë Pollozhani që tregohet i saktë me kokë, por për anësorin ka pozicion jashtë loje, me të drejtë. Në të 13-tën është Tunkara me një mundësi goditjeje në qendër të zonës, por finalizimi është i gabuar, mbi tra. Në të 26-tën, do të anulohet një tjetër gol për miqtë, pasi Musta e shtyn sferën me dorë. Insistimi i miqve do të shpërblehe­t, pasi në të 30-tën, Nedeljkovi­ç merr pasim të saktë nga Tunkara dhe shënon, 0- 1. Deri në fund, Lushnja tenton me Sefën dhe disa goditje drejt kuadratit, por pa sukses.

Pjesa e dytë - Flamurtari tenton që në start me Tunkara, por pa rezultat. Në të 49tën, një ndërhyrje e ashpër e Markut ndaj Hoxhajt, bën që mbrojtësi i vendësve të ndëshkohet me karton të kuq. Vendësit janë me dhjetë, por besojnë se mund të arrijnë barazimin. Disa tentativa me Sefën nuk finalizohe­n për mungesë të fatit. Në të 70tën, Sefa gjendet i vetëm në zonë, për habi pa asnjë mbrojtës pranë, merr një krosim nga e djathta dhe gjuan me kokë, por pa gjetur kuadratin. Katër minuta më vonë është Nedeljkovi­ç, por përballë Bejtes, ka një duel që fitohet nga portieri, i cili devijon në këndore. Mirëpo,

me ndryshimet që Lushnja bën duke aktivizuar të rinjtë, vlonjatët mbyllin llogaritë e takimit. Një aksion i Nedeljkovi­ç në të majtë pason saktë në qendër për Useinin që e ka të thjeshtë, devijon dhe gol. Fitore e merituar për Flamurtari­n, i cili

reagon me një trepikësh jetik. Në radhë të parë për moralin dhe vetëbesimi­n e futbollist­ëve, por edhe për klasifikim­in. Lushnja ka nisur të mendojë për të Parën, pjesë e së cilës është bërë matematiki­sht pas 90minutësh­it të djeshëm.

 ??  ?? Lojtarët e Flamurtari­t duke festuar dje në Lushnjë
Lojtarët e Flamurtari­t duke festuar dje në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania