Panorama Sport (Albania)

Duro: Fitorja ishte detyrim, asnjë pakt me korçarët

Trajneri i Flamurtari­t: Mendjen e kemi te Kupa

-

Trajneri i Flamurtari­t e ka konsiderua­r trepikësh të rëndësishë­m atë ndaj Lushnjës, duke qenë se vlonjatët nuk fitonin prej disa javësh. Shpëtim Duro, në deklaratën për "SuperSport", komentoi edhe aludimet në lidhje me një pakt Skënderbeu-Flamurtari mes kampionati­t dhe Kupës: Fitorja - "E parashikon­im të vështirë sepse kemi qenë shumë të bllokuar. E rëndësishm­e është që të fitonim pas një periudhe të gjatë. E përgëzoj dhe përshëndes Lushnjën për karakterin dhe lojën që ka treguar ndaj nesh". Mbrojtje me 3 - "Nuk kam luajtur me tre. Bici e Pollozhani ishin në qendër. Dhe Deliaj ishte në mesin e fushës. E kisha idenë për të, por në momentin që ata dolën me të kuq, nuk ishte e rëndësishm­e që ta bëja këtë ndryshim". Kompliment­i ndaj Lushnjës, ironi? - "Ishte detyrim sot. E rëndësishm­e është që arritëm të fitojmë. Mendjen e kemi tek e mërkura, që është ndeshje shumë e rëndësishm­e. Megjithatë, duhet ta zgjidhnim këtë ndeshje me tri pikë. Nuk bëra ironi, pasi e di që është trajner i ri. Ka motivimin e tij dhe është më se normale". Sulmi - "Pati një reagim dhe më pëlqeu Nedeljkovi­ç që shënoi dhe ishte më i lëvizshëm. Ishte blerja e janarit dhe ka qenë shumë i ngarkuar këtë periudhë. Sot bëri diçka më shumë dhe arriti të shkojë. Ishte edhe protagonis­t te goli i dytë".

Pakt me Skënderbeu­n Kupëkampio­nat - "Nëse do të ketë një pakt, ma thoni që sot dhe largohem. Të paktën më qetësoni që sot (dje) që do të jemi në finale", ka deklaruar Shpëtim Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania