Panorama Sport (Albania)

Braktis stadiumin i tërbuar, kaos me të ardhmen e Ze Marias

-

Diçka po "zihet" me Ze Marian. Edhe pse mediat janë mësuar me heshtjen e tij të vazhdueshm­e, nuk është aspak normale kur kjo ndodh pasi ngjiti ekipin në Kategorinë Superiore. Më shumë se "bllokada" që u bëri gazetarëve që po e prisnin prej minutash, ajo që la më shumë përshtypje ishte fakti që la stadiumin i tërbuar dhe plot furi shkoi në makinën e tij, ku e priste edhe bashkëshor­tja. Klubi që u pyet se ku shkoi, mësohet se është përgjigjur duke thënë: "Nuk kishte dëshirë të fliste". E çuditshme dhe sidomos për një ishlojtar të shëtitur si braziliani, që duhet ta di fare mirë që është "ligj" që të dalë në konferencë pas çdo ndeshjeje. Variantet e përfolura se çfarë nuk shkon janë disa, ndaj po ua radhisim. Fillimisht u tha që fakti që u evitua grumbullim­i para Pogradecit, nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit. Klubi nuk kishte rezervuar hotel, me idenë që kampionati gati ishte i mbyllur, ndaj nuk do bëhej dramë nëse njëherë do të shmangej. Por duket se një tjetër episod që e ka mërzitur trajnerin, ka ndodhur në lojë, edhe pse nuk u mor vesh fiks se çfarë ka ngjarë, diçka e zbardhi vetë presidenti kur tha: "Më thanë që ka pasur diçka gjatë lojës, në momentin që vendosi të bëjë ndryshimin. Aty mund të ketë pasur ndonjë gjë, është problem i tyre". Sakaq, në pankinë duhet thënë që nuk është se u mor vesh gjë. Ka të ngjarë që trajneri të jetë mërzitur edhe për rrogat, meqenëse Halili deklaroi se do i mbyllte në nisje të majit. Dhe duhet thënë që lojtarët kanë për të marrë shkurtin dhe marsin, duke qenë se prilli dhe maji mbyllen në maj e qershor logjikisht. Një tjetër çështje mund të jetë edhe rinovimi ose më saktë kushtet që ka vendosur Ze Maria. Presidenti theksoi se ai është ndër më të paguarit edhe në Superiore dhe kjo të bën të mendosh se trajneri do rritje rroge. Nëse do të qëndrojë apo jo në krye të stolit të kryeqyteta­sve edhe në elitë, kjo mbetet e gjitha për t'u parë. Vetëm pasi të ulet me presidenti­n do të vendoset, megjithatë nëse asnjëra prej palëve nuk tërhiqet nga pretendime­t e veta, ndoshta Ze Maria do të bëjë gati edhe "valixhet".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania