Panorama Sport (Albania)

Tripletë e Egnatias, Mile mund Erzenin

Sulmuesi shënon dopietë, vendësit të 2-ët

-

Egnatia mund Erzenin dhe rikthehet në vendin e dytë të Grupit A. Pas humbjes me Kastriotin një javë më parë, në sfidën e djeshme të besuarit e Gjonajt siguruan një fitore bindëse në stadiumin "Hasan Zyla". Duhet theksuar se mungonin për arsye dëmtimi mesfushorë­t Vu Jiangatao, Melani dhe Dosti, ndërsa sulmuesi nigerian Osinaki kishte plotësuar në katër numrin e kartonëve të verdhë. Megjithatë, stafi kishte aktivizuar formacioni­n më të mirë që rezultoi efikas në fund. Sulmuesi Vangjel Mile ishte heroi i vendësve, duke shënuar dopietë. Një sfidë e bukur për vendin e dytë u luajt dje në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Erzenit. Ndonëse të parët që krijuan rastet më të mira për shënim ishin miqtë, të cilët rrezikuan nëpërmjet R. Troplinit, Goxhajt e Dekavellit, por që nuk mundën të finalizoni­n, Egnatia më pas reagoi shpejt. Vendësit kalojnë në avantazh në minutën e 16-të me anë të Miles. Sulmuesi

vuri në veprim finesën e mjeshtërin­ë e tij nëpërmjet një topi që e ka kaluar me zgjuarsi përmbi kokën e portierit Bytyçi. Pas disa minutash është sërish Mile që realizon tjetër gol thuajse "fotokopje" e të parit. Kjo mënyrë loje krejt logjikshëm solli edhe golin e tretë nëpërmjet qendërmbro­jtësit Rudin Nako që u shfaq si një "goleador race", teksa kryen një zgjatje këmbe perfekte afër vijës fatale dhe 3-0. Edhe në pjesën e dytë, janë vendësit që shfaqen më mirë dhe krijojnë raste. Afër finishit të krejt lojës, Erzeni shënon golin e nderit me Xhixhiuan. Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania