Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Tërbuni, thyen Besën dhe i ikën fundit

- GOLAT: TËRBUNI: BESA: KARTONË TË VERDHË: KARTON I KUQ: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Rikthehet Tërbuni. Pas një humbjeje dhe tre barazimesh radhazi, skuadra pukjane gjen fitoren në një takim shumë të rëndësishë­m në fushën e vet. Të besuarit e Krepit fitojnë 2-1 ndaj Besës dhe lënë vendin e fundit. Një takim i luftuar fort nga të dy ekipet, ku vendësit shënojnë me Prendin dhe Saliajn. Tërbuni e nis në sulm pasi objektivi i vetëm është fitorja. Fillimisht është Nimani në minutën 7, që jep sinjalin e parë me një gjuajtje të rrezikshme, por pa finalizuar siç duhet. Megjithatë, goli i parë i vendësve vjen në minutën e 12-të. Një asist i Stivi Shabës dhe në zonë është Prendi që e shfrytëzon siç duhet dhe shënon me një gjuajtje të bukur me kokë, 1-0. Miqtë reagojnë dhe nisin të organizohe­n. Në minutën e 26të, kavajasit kanë një rast të pastër me anë të Pashës, por sulmuesi nuk është i saktë dhe topi ndalet nga gardiani vendës. Vendësit krijojnë disa raste, por nuk arrijnë t'i shfrytëzoj­në siç duhet. Pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë për Tërbunin. Shaba lëviz mirë dhe jep një pasim për Saliajn, që shënon golin e dytë për Tërbunin. Por, miqtë nuk dorëzohen. Në minutën e 66të është Pasha që rihap ndeshjen duke shënuar pas një goditjeje të saktë me kokë, 2-1. Besa merr zemër nga ky gol dhe vazhdon me sulme, ku Onuh ka disa mundësi për të barazuar, por nuk është i saktë në finalizim. Sfida mbyllet me një fitore të merituar nga ekipi pukjan me rezulatin 2-1. TRAJNERËT - Pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit Kreshnik Krepi u shpreh: "Përgëzoj djemtë për fitoren dhe për atë që dhanë në fushën e lojës. Kjo ishte një sfidë mjaft e vështirë, ku kishim përballë një ekip që luan fort me futbollist­ë të palodhur". Ndërsa Bledar Sinella i Besës deklaroi: "Ishte një sfidë e vështirë, pasi kishim përballë një ekip që luan fort në shtëpi. Ne kishim shumë raste për të shënuar ku rezultati mund të ishte ndryshe, por futbolli i ka këto. Ekipi zhvilloi një lojë mjaft të mirë". Ditmir Pema

Prendi 12', Saliaj 50'/ Pasha 66'

Rexhepi, Balaj, Beci, Rrustemaj, Zagani, Pepaj, Saliaj, Mezini ( Shytani 89'), Prendi ( Taku 68'), Shaba ( Gjini 78'), Nimani. ( Mehidri, Hoxha, Bryan). Trajner: K. Krepi

Miraka, Bakalli (Brahimaj 28'), Deliallisi, Bushi ( Purja 53'), Kullolli, Mihani, Onuh, Ramilli, Biba, Perja, Pasha. ( Bushati, Duka, Oshafi). B.Sinella

Mezini 85'/ Biba 39', Deliallisi 65', Pasha 87', Mihani 90+ 3'

Q. Shehaj

Trajner:

Kullolli 76' O. Yzeiraj, N. Rapa,

Mikel Shestani Petrit Haxhiaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania