Panorama Sport (Albania)

Korabi harron të fitojë, Burreli akuzon për dhunë

Matjanët: Na goditën Osmanllari­n, Bubeqi hyri në fushë

-

Një barazim i çmendur dhe shumë akuza në Dibër. Rezultati 1- 1 vendoset brenda tri minutash në fund të sfidës mes Korabit dhe Burrelit. Skuadra dibrane humbet sërish një mundësi shumë të mirë për të qenë në pozita komode përsa i përket mbijetesës. Në fushën e vet, Korabi has sërish vështirësi dhe nuk shkon më shumë se një barazim 1- 1. Ndërsa Burreli akuzon vendësit për sjellje të keqe dhe se kanë goditur një prej lojtarëve të tyre, Osmanllari­n. NDESHJA

Loja nis e shpejtë dhe me dyluftime të forta. Vendësit janë më kërkues dhe krijojnë disa mundësi me Lleshin dhe Hysenin, por nuk arrijnë të finalizojn­ë. Nga ana tjetër, miqtë i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes dhe mundohen të dalin me kundërsulm­e, por pa arritur të shënojnë. Pavarësish­t rasteve, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Pjesa e dytë nis më e luftuar se e

para. Trajneri vendës Bubeqi bën zëvendësim­et e nevojshme duke forcuar sulmin. U duk se takimi do të përfundont­e në barazim pa gola. Por, janë miqtë ata që prishin fillimisht ekuilibrin. Në minutën e 81-të është Ivani që shënon për Burrelin, ndërsa vendësit protestojn­ë për pozicion jashtë loje. Trajnerin Bubeqi nuk e mbajnë nervat dhe proteston ashpër te gjyqtari anësor dhe ndëshkohet me karton të kuq. Në minutën e 84-t, dibranët fitojnë një 11-metërsh, të cilin e kthen në gol Veliaj.

AKUZAT

Ndërkaq, klubi

i Burrelit në një reagim për gazetën, akuzon: "Trajneri Bubeqi së bashku me zëvendësin hynë në fushë dhe sulmuan gjyqtarin anësor. Ndërsa në fund të takimit kur po hynim në dhomat e zhveshjes, është goditur lojtari ynë Osmanllari. Gjithashtu, janë lëshuar lumë ofendimesh dhe sharjesh. Turp që ndodhin gjëra të tilla. Jemi provokuar me ofendime gjatë gjithë takimit, por kemi ruajtur qetësinë. Ndërsa vendësit ishin shumë agresivë gjatë gjithë kohës", thuhet në reagimin e klubit të Burrelit. F.Zhuzhi/ D.Kurti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania