Panorama Sport (Albania)

Flamurtari e Tirana fitojnë ndeshjet e vajtjes

Dorina Mehmeti e Gogës shënon 7 tripikësha

- KASTRIOT BRAHIMAJ

Tirana dhe Flamur tari janë dy skuad rat që fitojnë në takimet e para gjysmëfina­le. Ato kanë fituar përkatësis­ht ndaj Studentit dhe Goga Basket, duke udhëhequr 1- 0 serinë e kësaj faze. Kampionet vlonjate nuk e patën aspak të vështirë të mposhtnin Studentin në fushën e tyre, një ndeshje që nuk pati shumë rivalitet. Flamurtari ishte vazhdimish­t në epërsi, madje luajti pa u sforcuar shumë dhe duke ruajtur forcat për sfidat e rëndësishm­e finale. Studenti bëri maksimumin e tij, luajti pa shumë objektiva, pasi ia ka dalë mbanë që të kualifikoh­et në katërshe dhe të luajë mes më të mirave edhe sezonin tjetër. Flamurtari ka arritur të fitojë ndaj Studentit me rezultatin 82-66. Perioda e parë ka nisur mjaft mirë për vlonjatet, të cilat kanë udhëhequr gjatë gjithë 10-minutëshit. Mijatovic dhe Myrto kanë qenë në një ditë të mirë, duke shënuar dhe ndihmuar vazhdimish­t skuadrën. Në 10-minutëshin e dytë, loja e vlonjateve është rritur së tepërmi, ku janë aktivizuar nga trajneri Toska dhe Hasanaj, Rrapaj e Kostallari. Rrapaj starton bukur me një paraqitje mjaft të mirë, ku që në nisje të periodës së dytë ka shënuar 4 pikët e para. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 40-23 për Flamurtari­n. Në fraksionin e dytë, përsëri ka ndryshime nga trajneri Toska, ku janë aktivizuar edhe Bleta e Lloi. Korto, Aliaj dhe Rrapaj vazhdojnë të thellojnë rezultatin, duke shënuar pikët e para të kësaj periode. Në periodën e fundit, Plasa dhe Korto vazhdojnë të shënojnë pikë të tjera për Flamurtari­n. Në përfundim të takimit, rezultati regjistron shifrat për Flamurtari­n 82-66.

Super ndeshja - Luftë të fortë sportive dhe spektakël ka dhuruar takimi mes Tiranës dhe Goga Basket, e cila përfundoi 90-67 për vajzat që drejtohen nga Roland Avrami. Edhe pse pritej të ishte një përballje edhe më e fortë, ishin basketboll­istet bardheblu, ato që dominuan me lojën e tyre, duke u shkëputur gradualish­t nga perioda në periodë. Për durrsaket, fitorja ishte shumë e vështirë, ku nuk ndikuan as tifozët e shumtë durrsakë, që erdhën në mbështetje të skuadrës, ndërsa Tirana luajti më e qetë, madje e karikuar pas fitores pak ditë

më parë të Superkupës. Dy pikëshënue­set më të mira ishin Sesila Okoje për Tiranën dhe Dorina Mehmeti për skuadrën e Gogës. Mehmeti,

në fund, u shpreh: "Ishte një ndeshje që na krijon mundësi për rikuperim dhe për fitore". Më 18 prill luhen ndeshjet e kthimit.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja Tirana - Goga B.
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja Tirana - Goga B.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania