Panorama Sport (Albania)

Fetel tregon muskujt edhe në Kinë

Sebastian la pas Raikonenin dhe dy Mercedesët: S'e prisja që të ishim kaq të fortë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sebastian Fetel duket i pakapshëm në këtë fillimsezo­ni. Piloti i Ferrarit ka siguruar "pole position"-in e dytë radhazi pas atij të Bahreinit, madje "kokëkuqja" përsërit vijën e parë, duke rreshtuar të dyja makinat aty. Gjermani ka shënuar kohën më të mirë në Çmimin e Madh të Kinës, duke e frenuar kronometri­n në 1'31"095, duke lënë pas shokun e tij, Kimi Raikonen. Finlandezi u pa agresiv në cirkuit, por sërish duhej t'i përulej Fetelit, edhe pse me vetëm 87 të mijtat më i ngadaltë. Katër herë kampioni i botës, i cili është gjithashtu fituesi i dy garave të para të Botërorit 2018, ka vendosur të 52-ën kohë më të shpejtë të karrierës, një xhiro perfekte në Kinë, e arritur në tentativën e fundit. Dhe jo më kot, sot është automatiki­sht edhe favorit për suksesin në garë, ndonëse nga prapavija, mbi të gjitha shoku i tij i skuadrës, nuk do t'ia bëjë të lehtë jetën. Ndërkohë, për sa i përket Mercedesit, ato konfirmohe­n forca e dytë, ndonëse ajo që bie në sy është fakti që edhe njëherë tjetër, Valteri Botas e ka mbyllur përpara shokut të tij të skuadrës. Finlandezi i skuderisë gjermane e ka ndalur kronometri­n në kohën 1'31"625, ndërsa kampioni i botës në fuqi, Luis Hamilton në 1'31"675. Ajo që bie në sy është shqetësues­e për Mercedesin sepse fakti që në prova janë gjysmë sekondi më të ngadaltë, mund të ndikojnë ndjeshëm në garë dhe tani kjo diferencë me Ferrarin nis të bëhet shqetësues­e. Për sa i përket dhjetëshes së parë të provave zyrtare, në vijën e tretë të nisjes u renditën makinat Red Bull, me Maks Vershtapen që parapriu shokun e skuadrës Daniel Riçardo, ndërsa katër të tjerët që plotësuan sesionin e fundit ishin Hulkenberg, Perez, Sainz e Groszho.

Fetel - Dy "pole position" radhazi për Sebastian Fetelin dhe Ferrarin nuk ishin parë prej

shumë kohësh, por me sa duket, gjërat në skuderinë e Maranelos kanë nisur që të xhirojnë në mënyrën e duhur dhe kjo e bën të lumtur pilotin. "Jemi të kënaqur për këtë rezultat, bëra një xhiro të përkryer, pasi edhe makina ishte e mrekullues­hme, e shpejtë dhe e pakapshme. Gjatë provave edhe gabova në disa situata, por mendoj se pas disa korrigjime­ve, do të jemi shumë kompetitiv­ë për

ditën e garës. Edhe njëherë tjetër, skuadra bëri një punë të shkëlqyer, pasi realisht nuk e prisja që në Kinë të ishim kaq të fortë gjatë provave. Mercedesi u pa shumë prapa nesh dhe kjo nuk pritej, por gjithsesi shpresoj që i njëjti fat i mirë të na ndjekë edhe në garë sepse dihet që nesër (sot) do të jetë krejt ndryshe. Gara nga provat është një histori krejt tjetër, ndonëse besojmë te fitorja", tha Fetel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania